Rusia kërkon më tepër se Krimeja

0
1072
Harta e Ukraines
Harta e Ukraines

Plani “Rusia e re” i përgatitur në Kremlin, i punuar në detaje, synon të ndajë në një shtet më vete, të “bashkuar” me Federatën Ruse, të gjithë territorin në lindje të lumit Dniepër

Lëvizja e shumëreklamuar e Rusisë për t’u përgjigjur thirrjeve të Ukrainës për reagime më serioze sesa fjalët boshe është e papranueshme që të deklarohet “e pranueshme”. Në mënyrë patetike, liderët e shumtë europianë që janë nxituar ta deklarojnë lëvizjen ruse “të papranueshme”, kanë shtuar në mënyrë të menjëhershme se nuk kanë si qëllim të bëjnë ndonjë gjë për këtë.

Në fakt, Krimea nuk është ajo që dëshiron Rusia. Ajo kërkon shumë më tepër. Plani “Rusia e re” i përgatitur në Kremlin, i punuar në detaje, synon të ndajë në një shtet më vete, të “bashkuar” me Federatën Ruse, të gjithë territorin në lindje të lumit Dniepër.

Ky territor Trans-Dniepër është shumë herë më i madh sesa Republika Trans-Dniestr, që rusët ia kanë shkëputur me sukses Republikës Moldave dhe e ruajnë ende edhe sot, por ndryshe nga kjo e fundit që u nga nga Federata Ruse nga territori ukrainas, “Rusia e re” do të formojë një zgjatim jugor deri në Detin e Zi.

Dniepri, si një kufi ndarës ia jep Rusisë Krimenë duke përfshirë bazën e saj detare të pazëvendësueshme, por më tepër ka avantazhin e “rrethimit” të popullsisë që përfshin shumë rusë entikë, shumë ukrainas rusisht-folës dhe shumë ukrainas që e shohin të ardhmen e tyre me Moskën, sepse jetesa e tyre varet nga firmat ruse ose nga vetë Rusia. Pamja e njerëzve që jetojnë në lindje të Dnieprit është shumë e ndryshme nga ajo e protagonistëve të revoltës: aktivistët nga Lviv, qyteti që u aneksua në vitin 1944 nga Galicia e ka shumicën e banorëve Katolikë të Bashkuar, sesa ortodoksë. Putin mund të tërhiqet nga parimi Uillsonian i vetë-vendosjes për të legjitimuar shtetin e vet. Së fundmi, “Rusia e Re” trans-Dniepër mund të ketë ende Kievin si kryeqytetin e tre zonave (rajoneve) në lindje të lumit të madh, duke ua lënë ukrainasve Kievin e tyre si një kryeqytet historik. Putini mund të mburret për  përmbajtjen dhe heqjen dorë nga Odessa, historikisht ruse, por në perëndim të Dnieprit.

Sigurisht që në shtëpi, Putini nuk ka asgjë për të cilën të shqetësohet. Shumë rusë besojnë se gjithçka nga Ukraina duhet “t’i kthehet” Rusisë, ndërsa mendjet historike do të kujtojnë se “Novorusia” fitoi nga Tatarët e zgjeruar përgjatë anëve të Dnieprit.

Tani amerikanët dhe europianët përballen me një zgjedhje të vështirë: të fillojnë një “luftë të re” mosbashkëpunimi rutinë me Moskën ose në të kundërt të bashkohen me procesin e ekstraktimit të një shteti jo të dështuar nga Ukraina, duke bërë referendum në 24 provincat dhe në republikën autonome të Krimesë.

Fillimi i një tjetre Luftë të Ftohtë do të kishte avantazhin e qartësimit moral dhe disavantazhin e ndarjes së Europës: gjermanët nuk do ta prishin me Moskën pavarësisht se çfarë ndodh – ajo do ta shpërqëndrojë atë nga strategjia kombëtare ekonomike. Rindërtimi i Ukrainës do të ofrojnë mundësi për stabilitet, me disavantazhin kryesor të legjitimizmit të përdorimit të forcës nga Putini. E vetmja gjë që nuk përbën avantazh është përsëritja e frazave dhe kërcënimeve fëmijërore.

/Shekulli Online/L.B./

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu