Rusia zbarkon avionët në Siri, a po vjen fundi i ISIS-it ?

0
881

avionet rus

Sipas diplomatëve perëndimor, njësitet e para ajrore kanë zbarkuar në Siri duke ngritur një kamp në një bazë ajrore të kontrolluar nga Assadi. Baza është thënë të jetë në një rajon afër Damaskut, dhe do t’i shërbejë operacioneve ushtarake ruse.

Në javët e ardhshme, mijëra pjesëtarë të personelit ushtarak të Rusisë pritet të zbarkojnë në Rusi, pëfshi këtu këshilltarë të ndryshëm, instruktorë, personel të logjistikës, personel teknik, anëtarë të divizionit të mbrojtjes ajrore, si dhe pilotë që do t’i drejtojnë avionët, transmeton Indeksonline.

Raportimet e kaluara kanë dhënë indikacione se Rusia do të mund t’i shiste forcave siriane avionë luftarakë MiG-28, si dhe avionë trajnues Yak-130.

Përbërja e njësiteve që kanë arritur në Siri është ende e paqartë, por një gjë dihet se ushtria ruse do ta ndryshojë dinamikën e zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Sipas asaj që është zbuluar deri tani nga mediet e huaja, Rusia nuk ka qëllime ndaj Izraelit dhe vendeve të tjera, dhe se qëllimi kryesor është që ta mbaj Assadin në pushtet dhe ta luftojë Shtetin Islamik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu