Sahanlëpirësit dhe nostalgjiket e Jugosllavisë

0
898

Historia popullit  shqiptare nuk fillon  nga sot e as nga dje. Për te arritur në ditët e sotme kane sakrifikuar gjenerate pas gjenerate. Secili ne menyren e vete dhe në forma të ndryshme ka mund të kontribuoje diç te mire për vendin e tij. Është mire qe mos të shikohet prapa, por edhe mos të harrohet e kaluara. Një popull që nuk e respekton  idealistët e vete është ne rrezik ekzistenca e tij. Të kujtojmë  luftën e tribunit popullor Shaban Polluzha i cili u vra nga partizanet e Fadil Hoxhës. Këtu gjeneratat qe do vijnë e kane problem me pare se cili është heroi e cili tradhtari. Shabani për Shqipëri e Fadili për Jugosllavi. Edhe në ditët e sotme nuk ka ndryshuar shumë. Sahanlëpirësit dhe nostalgjiket e Jugosllavisë kudo sot dalin me bluza te patriotizmit. Ani se në trupin e tyre kane tatuazhe të Jugosllavisë.

 

Problemi , kryesor qëndron tek disa që për interesa personale të tyre shkelin interesat kombëtarë , disa mendje të mykura ish sllavo- titiste qe janë mësuar të mbajnë “pushtetin” nene thundër të huaje e të pasurohen në kurriz të popullit e duke i lëpi sahanat e e dreqit dhe të birit. Ata tani nuk mund të pajtohen me këtë fakt se ka përendu epoka e tyre dhe nuk do të kthehet më dhe bene gjithçka çka ju vjen në dore. Këtë dukuri negative e ndihmojnë edhe disa patriote që kane marr pozita e nuk mund ti zotërojnë.Ju duhen servilet për të mbajture pozitën qe e kane marr pa merite. Ne jemi shumë pro amerikan po nuk e zbatojmë porosinë e tyre ” Kurr mos pyet se qfare ka bere Amerika për ty por qfare ke bere ti për Amerikën.  Se vërtet po ndodhe kështu mund te potencojmë dhe faktin qe potencoi kryetari i palametit të Kosovës Jakup Krasniqi ne një analize te tij ku përmendi një fakt: “Ami 5.000 euro, – thotë një ‘historian’, – prindin ta bëj më patriot se Hasan Prishtinën”, ani pse ai ka mundur të jetë një i humbur.Kështu  ndodhe kur i qesim ne vende qe nuk ju takon persona qe shume mire do te kishin bere punën e barinjve por jo dhe te ligj dhënëseve te popullit. Kemi  edhe vrasjet e dëshmitareve qe po i bëjnë  vete ndërkombëtaret duke i premtuar shuma te mëdha parash për te eliminuar djemtë e famëmadhes  UÇK- së. Kemi rastin Kiqina e Limaj !!

Për të shpjeguar me se miri ketë dukuri Xhevat Bislimi ish deputet i parlamentit te Kosovës i cili ju tha disa here edhe ndërkombëtareve “Faleminderit qe na ndihmuat tani vete e udhëheqim shtetin tone” por u shpall person i pa dëshirueshëm. Ai e tregon një raste kur kohë më parë i kishte treguar një shok se si një hetues italian i UNMIK-EULEX-it ishte dashuruar marrëzisht në këtë vendin tonë. « Unë, i paska thënë ky farë hetuesi, kam lënë vendin tim dhe kam ardhur këtu për t’ju ndihmuar, sepse e dua shumë Kosovën, e dua si vendin tim » ! «Edhe unë, ia paska kthyer ky miku im, e dua shumë Italinë tënde por, asnjë metër katror të Kosovës nuk do ta jepja për krejt atë Italinë tënde ». Sigurisht, që italiani nuk e kishte pritur një përgjigje kaq « mosmirënjohëse ». Edhe mua më ishte dukur disi e pabesueshme deklarata e italianit sharlatan deri kur e pash në RTK këtë zëvendësin e EULEX-it, Andi Sparks, i cili po e shpallte në TV « dashurinë » e tij të pakufishme policore për Kosovën !? Ne, po thoshte ai, jemi në Kosovë për t’ju ndihmuar, për ta vendosur rendin dhe ligjin, për ta vendosur sundimin e ligjit në këtë vend (sipas tyre barbar !). Edhe arrestimet dhe dënimet e luftëtarëve të lirisë po i bëjmë për të mirën e Kosovës, sepse e duam këtë vend ! Ne nuk po e ndjekim dhe dënojmë UCK-në. Jo, jo. Ne po e ndjekim dhe hetojmë Komandantin e saj, anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, komandantët e zonave, komandantë të brigadave e njësive më të vogla, luftëtarët që u dalluan dhe ishin të pa kompromis me pushtuesit serbë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Ne po i ndjekim dhe arrestojmë ata që nuk pranojnë të bashkëpunojnë me ne kundër UCK dhe të dëshmojnë kundër luftëtarëve të saj , sidomos ata që edhe sot nuk po i nënshtrohen projektit tonë antishqiptar për de shqiptarizimin e Kosovës dhe kthimin e saj nënë sqetullat e Serbisë !? Ne, sikur thoshte ai, nuk po i ndjekim dhe nuk po i hetojmë ata që kanë kryer krime, gjenocid dhe holokaust në Kosovë. Ne nuk i hetojmë dhe as ndjekim e dënojmë bashkëpunëtorët e tyre, sepse ky nuk është interes i Kosovës. Pastaj, ju e dini, kjo do të ishte në kundërshtim me drejtësinë tonë dhe me sundimin e ligjit, që ne po kërkojmë ta vendosim, kjo do të ishte edhe në kundërshtim me projektin tonë për Kosovën, të cilën, ju betohem se e duamë më shumë se ju !? Edhe po ndodhi me e hetua dhe dënua pak ndonjë nga këta që kanë bërë krime në Kosovë dijeni se e bëjmë sa për t’i qetësuar shpirtrat e këtyre « pak » shqiptarëve në Kosovë !! Në fund të fundit, ju vetë e kuptoni se ata kanë vrarë, masakruar dhe dëbuar shqiptarët, kurse ne jemi përcaktuar për një komb të ri në Kosovë, për një komb « kosovar », që do të distancohet plotësisht nga shqiptarët që luftuan kundër Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj, që sot duan të jenë « kosovarë » kjo ishte historia e Xhevatit po kështu është dhe ne Suedi . Ata te cilët  gjithë kohe e tyre kane punuar për Bratsvo – Jedinstvo sot e përfaqësoje komunitetin shqiptar. Ata te cilët i kane pire gjakun me pambukë këtij populli dikur sot paraqiten me të mëdhenj se heroi kombit Adem Jashari e Hasan Prishtina!! Ndodhe kështu sepse disa patriot tone e shesin b….. për pese pare!!

 

Nga Astrit Gashi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu