Sali Berisha akuzon Erion Veliajn për takimin me futbollistin Mijatovic, Veliaj reagon ‘ti je dhëndër Serbie’

0
785

Përballja e sotme parlamentare n Shqipëri, mes thuajse të gjithëve nga mazhoranca dhe vetëm njërit, ish- kryeministrit Sali Berisha nga opozita ka devijuar edhe në akuza për patriotizëm.

Flirtimi me serbët, ky burim i vjetër tradhtie duket se vazhdon të shërbejë si paramteër ndershëmrie kombëtare, shkruan Res Publica.

Dhe në këtë “duel” të sotshëm, Berisha duket se nuk ka dalë mirë. Po për çfarë ka qenë debati? Për thuajse asgjë, pasi ai është zhvilluar në minutazhin e diskutimeve jashtë rendit të ditës, ku me gjasë mund të flasësh për çdo gjë.

Duke folur Berisha, ka përmendur edhe takimin që ministri Erjon Veliaj ka patur ”me një futbollist serb, që lëshonte vrer kundër shqiptarëve”. Bëhet fjalë pwr njw takim qw Veliaj ka pasur ditwve tw fundit me Predrag Mijatovic, futbollist nga Mali i Zi i cili ka qenw kundwr bombardimeve tw NATO’s.

Në parantezë, meqë jemi në çështje takimesh,shkruan Res Publica, kjo akuzëndaj Veliajt të kujton atë akuzën e vjetër që i bëhej Fatos Nanos se në takimin me Milosevicin në Kretë shiti Kosovën, kuptohet, pasi më 1945 e kishte shitur Enver Hoxha.

Replika e Veliajt ka patur si argument Fazlliçin e mirënjohur, por edhe krushqinë ku dhëndër është Berisha.

“Ti sabotove projektin energjetik me Kosovën dhe u bëre gazi i botës në Gjermani. Si ka mundësi që dikush të fal lekë që kombi të furnizohet me energji dhe ti e saboton, tetë vjet i le pa drita, s’ke turp, nacionalist dy lekësh. Do të flasësh për patriot ti, kumbari i Fazlliçit, se në çdo deal (marreveshje) energjetike kishe Fazlliçin, se ju e dini fare mirë që vendin e menaxhonte Fazlliçi, Shkëlzeni. Dhe mos më fol mua për komplekse me Serbinë se i vetmi që ka komplekse je ti si i vetmi dhëndër Serbie”, tha Veliaj.

Nga gjithë ky korpus akuzash për flirte me Serbinë është e kuptueshme se nuk mund të nxjerrësh gjë edhe me një komision hetimor, por për Fazlliçin është e udhës të provohet njëherë se nuk i dihet. Edhe pse Berisha mund ta bojkotojë këtë komision.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu