Sali Berisha ishte për autonomi kulturore për Kosovën, brenda Serbisë

0
665

Berisha

Publicisti dhe Historiani Jusuf Buxhovi thotë se në rrethanat kur Kosova ka pritur më shumë prej Shqipërisë, ajo ka qenë e rezervuar që ta luaj këtë rol.

Në emisionin Target në RTK, ku po shtjellohej tema “102 vjet shtet”, Buxhovi ka thënë se në relacion me Kosovën në atë kohë Shqipëria ka qenë e “pa gjak”, edhe pse ky vend e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Shqipëria e pjesës së parë të viteve 90′ të fundshekullit të kaluar, e cila qeverisej nga Sali Berisha, sipas historianit Buxhovi, shkonte deri atje, sa në momente të caktura kishte kërkuar autonomi kulturore për Kosovën, brenda Serbisë.

Buxhovi thotë se, lideri i atëhershëm shqiptar këtë e kishte thënë në takime me politikan evropian, deklarata të cilat sipas tij, edhe janë të arkivuara diku, por që u takon historianëve t’i nxjerrin në pah.

Politika e Sali Berishës, sipas tij, në shumë momente i ka bërë dëme Kosovës.

Ai përmend edhe rastin kur Berisha i kërkonte ish presidentit Ibrahim Rugova, që populli i Kosovës të pranonte të merrte pjesë në zgjedhjet e Serbisë, dhe të votonte demokratët e Zoran Gjingjiqit. (reporteri.net)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu