Sali Berisha, me dashje, po le pas dore Vloren ne 100 vjetorin e shtetit

0
755

Akuzat e opozites ne Shqiperi, se Berisha, me dashje, pa le pas dore Vloren ne 100 vjetorin e shtetit, ai i quajti provincializma hoxhiste.Nuk e di se cili eshte mendimi i tij, por si verior, domosdo duhet ti kete bere pershtypje nje fakt: Ne 40 vitet e kohes se Hoxhes, ne shtetin shqiptar, u bene vetem Tri Permendore te medha.Hoxha ishte nga Gjirokastra, kur ne Gjirokaster kishin shkuar eshtrat e Bajo Topullit, ne vitin 1936, ai kishte mbajtur njeren nga fjalimet dhe kjo eshte botuar ne gazeten Djaleria te Branko Merxhanit.Ne vitin 1938, Hoxha shkoi ne Shkoder dhe mori eshtrat e Cerciz Topullit, ku nga bashkia e qytetit te lashte, mbajti fjalimin e tij te njohur ne emer te popullit te Gjirokastres.-Mirepo permendoret nuk i bere per vllezerit Topulli, as per Mihal Gramenon, pra nuk i beri per asnje atdhetar jugor, historine e te cileve e kishte njohur me heret. Pra nuk e shnderroi historine ne deshiren e tij provinciale. Ai beri tri permendore te medha. Beri permendore per Heroin e Popullit, Bajram Curri, dhe nje qyteti i dha emerin e tij; beri Permendore per Hasan Prishtinen dhe e vendosi ne qytetin e Kukesit; beri permendore per heroin e Popullit, Ise Boletini dhe e vendosi ne qytetin e Shkodres, qytet ne te cilin ai kishte qendruar gjate dhe nga i cili qytet ishin atdhetaret qe e varrosen me nderime dhe mbajten fjalet e fundit, mes te cileve edhe ushtaraku i larte Beqir Gjylbegaj, xhaxhai i nenes sime.Pra tri Permendore beri Enver Hoxha, per tre atdhetare te medhenj qe ishin nga viset shqiptare te Kosoves. Ky eshte nje fakt historik, ashtu si dihet, qe me urdher te tij, ne qender te Monumentit te Pavaresise, u vendos figura e luftetarit shqiptar nga Kosova.Le ti japim secilit ate qe i takon. Te mos fshihet askush pas frazave qe duan te bejne te heshtin te tjeret.

E shkrova kete jo se jam nostalgjik dhe nuk kam pse te jem, vete jeta e familjes sime me ka bere te tille, por eshte pikerisht kjo qe kam mesuar ne familjen time, ndershmerine per te verteten, qe me beri te shkruaj keto rrjeshta.

Nese Ahmet Zogut, megjithe vrasjet, vjedhjet, dhe ne fund tradhtine qe i beri popullit, te cilin e la ne nje mjerim ku edhe buka mungonte, si shkruan gazeta Cirka e Shkodres ne vjeshten e vitit 1938 dhe shton ” kur them buke, e kemi fjalen per buken kallamoqe( misri), se per buke tjeter as nuk bahet fjale”, pra kur po ngrihen horrat e historise, ku eshte njeriu provincal…

Berisha haron se kreyngritja e pare kunder Zogut nuk eshte bere ne jugun e Shqiperise, por ne Dukagjin, dhe eshte udhehequr nga prifterinjte katolike, te cilet donte ti varte, por nukl i vari dot, Berisha nuk duhet te harroje se kemi vetem nje krahine qe pas vitit 1920 e shpalli veten autonome, kjo ishte Mirdita. Dhe e shpali veten e tille nen flamurin serb.

Une e di tashme, se nen petkun e provincialit politik, fshihet lenia lire e koridoreve te jugut per nazistet greke, te cilet edhe sot, e diel, 28 tetor, kane vershuar ne 5 qytete te Shqiperise, per te festuar fitoret e tyre, qe ne fakt ishin thjeshe pushtim i vendit tone.Cfare pune kane greket ne Shqiperi? Atyre duhet treguar kufiri tek thana, duhet perzene,jo vetem nje njeri, por te gjithe; cfare pune kane serbet ne Shqiperi qe kontrollojne rrjetn energjitik, qe anullojne zhvillimin e energjitkikes me Kosoven, qe jane bashkeautore te tregtise se armeve, qe priten e nderime, kur gjaku ne Kosove ende nuk eshte thare, kur te hdukurit ende jane pa varre e ne askund…Ata duhen perzene, edhe po te thone se jemi arkaike. Me Faslliqet dhe icet e tjere duhet te jemi te ndare.Te bisedohet per ceshtjet jetike mes Kosoves dhe Serbise eshte e domosdoshme, por qe te behen serbet e Millosheviqit padrone te pasurise shqiptare, kjo eshte e palejueshme.

Shkrova gjate, por thelbi eshte i njejte : Gabimet apo fajet e se kaluares mos te jene cader per fajet dhe tradhtite e sotme.

 

Shkruan: Bedri Islami

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu