Sali Berishën e braktisin nervat, nuk dëshmon në komision, po afrohet fundi

0
1315

sali-berisha-qan

Sali Berisha është thirrur si dëshmitar ditën e sotme në Komisionin Hetimor në lidhje me çështjen “CEZ”.

Ai ka pasur një diskutim të fortë me kreun e këtij komisioni Taulant Balla.

Në një moment tonet janë ngritur dhe Balla i ka thënë Berishës të mos largohet, ndryshe do të shoqërohet me forcë.

“Zoti dëshmitar, ulu ndryshe do të marrin me forcë për të dhënë dëshminë”, i ka thënë Balla Berishës i cili u çua në këmbë për t’u larguar.

Berisha ka kundërshtuar Ballën disa herë dhe tentoi të largohej, por u ul sërish në vend.

Tensionimi i tij ishte i qartë pasi në momentin e ngritjes iu rrëzua dhe karrigia.

Balla i ka thënë Berishës se në komisioni e shpall fajtor, ai do të dërgohet në Prokurori.

Pas debateve të shumta ish-kryeministri ka braktisur mbledhjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu