Salvini: Bosi i Ndragetës është shqiptar

0
1003

Sekretari i “Lega Nord” ka komentuar në “Facebook” lajmin e arratisjes së Domenico Cutri, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Matteo Salvini e quan Cutrin shqiptar dhe e ka “përdorur” ngjarjen e ndodhur, për të shprehur kundërshtimin e tij ndaj dekretit të zbrazjes së burgjeve.

Ngjarja

Domeniko Kurti, bos i dyshuar i klanit mafioz kalabrez të Ndragetës, i dënuar me burgim të përjetshëm u arratis dje. Ngjarja u regjistruar në drekë, jashtë rrethimit të godinës së Gjykatës së qytezës Gallarate, në rajonin e Lombardisë, në veri të Italisë. Një komando prej 4 ose 5 personash kanë sulmuar me armë zjarri furgonin e policisë së burgjeve dhe mundësuan lirimin e 32-vjeçarit. Në shkëmbimin e zjarrit mbetën të plagosur 2 prej sulmuesve, njëri prej të cilëve më pas ka vdekur dhe rezultoi të ishte vëllai i të arratisurit.

Sipas njoftimeve zyrtare, Domeniko Kurti do të paraqitej në gjykatë për një çështje tjetër penale në ngarkim të tij, prodhimin e çeqeve false. 32-vjeçari ishte dënuar në 2012 me burgim të përjetshëm, pasi u vërtetua se ai kishte urdhëruar vrasjen e një të riu polak në një qytezë të rajonit të Piemontes.

/Shekulli Online/ E.L./


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu