Sami Hamiti lirohet, EULEX-i tallet me Drejtësin

0
836

(E plotësuar)Sami Hamitit vetëm i është ndryshuar masa e paraburgimit.

Ai është liruar nga burgu por do të qëndrojë i mbyllur në shtëpi për 60 ditë.

Këtë masë e caktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake është konfirmuar nga avokati Tomë Gashi.

Ndërkaq Muharrem Ramës dhe Agim Ademit iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për 60 ditë tjera.

Lirohet Sami Hamiti

Sami Hamiti është liruar të enjten nga paraburgimi që ishte që nga 13 shtatori.

Lajmin për lirimin e kryesuesit të asamblesë komunale të Prishtinës e ka konfirmuar për Express avokati i tij Tomë Gashi.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, para dy dite kishte a hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Supreme e cila e ka konsideruar si të paligjshëm paraburgimin e Sami Hamitit.

Kjo gjykatë vendosi që Sami Hamiti, Muharrem Rama dhe Agim Ademi të mbeten në paraburgim deri ditën e premte, datë 12 tetor, mirëpo ajo mori vendimin për lirimin e tyre një ditë më herët.

Sami Hamiti ishte arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe zhvatje.

Hamiti dhe dy të tjerët që janë arrestuar kohë më parë, sipas vendimit të sotëm të Gjykatës së Qarkut, do të lirohen sot nga paraburgimi që i ishte shqiptuar atyre në shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu