Sami Kurteshi kalon në Vetëvendosje?!

0
741

Kurteshi

Sami Kurteshi nuk do të ripërtërihet si Avokat i Popullit. Në fillim-vit atij i skadon mandati dhe Kuvendi do të hyjë në procedurë të zgjedhjes se Avokatit të Popullit. Kurteshi pas këtij shërbimi duket se do tí hyjë politikës.

Dhe pikërisht politizimi i institucionit të Avokatit të Popullit është arsyeja pse ai është bërë i padëshiruar nga vendorët dhe ndërkombëtarët. Kurteshi është akuzuar dhe është parë madje të ketë mbajtur anën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në fushatë në vitin 2010, por edhe në ato lokale 2013 është akuzuar se ka ndihmuar vëllain e tij Ismail Kurteshi që ka qenë kandidat i VV-së.

Burime të Indeksonline brenda institucionit të Avokatit të Popullit bëjnë me dije se edhe ndërkombëtarët kanë vërejtur këtë dhe nuk e kanë vlerësuar korrekte punën e tij.

Në kohën e ngërçit politik nga ndërkombëtarët është parë si një lobues për Bllokun dhe madje kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese Dekretin e Presidentes Jahjaga për vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo tek Quinti kishte lënë një shije shumë të keqe sepse kishte qenë vetëm VV që kishte shpërndarë akuza për presidenten për këtë dekret.

Por, Sami Kurteshi duket se do të vazhdojë jetën e tij publike duke u anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, aty ku edhe është deputet djali i axhës së tij, Smajli. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të VV-së në kushte anonimiteti./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu