Schwendiman: Do të punoj pa frikë dhe pa hatër

0
807

schwendiman-david

Prokurori i Specilaizuar, David Schwendiman, i cili u emërua tashmë si Kryeprokuror i Zyrës së sapoformuar të Prokurorit të Specializuar, po qëndron në vizitë në Prishtinë.

Ai është takuar me përfaqësues të lartë të qeverisë së Kosovës, zyrtarë të gjyqësorit, si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, raporton “Zeri.info”.

Schwendiman dje takoi kryeministrin Isa Mustafa, ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai sot do të takohet gjithashtu me shefen e EULEX-it, Ambasadorja Alexandra Papadopoulou, shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Zahir Tanin si dhe anëtarë të tjerë të bashkësisë diplomatike, raporton “Zeri.info”.

Prokurori i Specializuar i falënderoi bashkëfolësit e tij për mbështetjen e tyre të vazhdueshëm në ngritjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe rikonfirmoi zotimin e tyre për ta çuar procesin deri në fund.

Ai nuk diskutoi detaje në lidhje me përmbajtjet e hetimeve, përcjell.

Schwendiman nënvizoi pavarësinë e tij, e cila qartazi shprehet në Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili u votua në Kuvendin e Kosovës më gusht 2015.

Schwendiman theksoi që ai do të udhëhiqet në përmbushjen e mandatit të tij vetëm nga faktet dhe ligji, që ai do të kryejë punën e tij pa frikë e pa hatër, dhe që ai është i zotuar të udhëheqë një proces i cili është legjitim dhe që perceptohet si i tillë nga të gjithë ata të cilët preken nga puna e prokurorisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu