Së shpejti edhe një parti e re shqiptare në Maqedoni

0
587

Levizjet ne Maqedoni

Pas zërave dhe debateve për lëvizje të reja politike, në Maqedoni së shpejti do të dal në skenë një subjekt i ri politik.

Kjo paralajmërohet nga iniciuesit e saj që janë në proces i sipër të hartimit të programit politik dhe regjistrimit të partisë.

Një nga themeluesit e saj theksoi për INA se partia e re politike do të mbështetet në filozofinë konservatore moderne si modelet e disa partive simotra në Kosovë dhe Shqipëri.

Paralajmërimin për këtë subjekt politik e kanë dhënë edhe emra të njohur të politikës, që sot janë të tërhequr dhe i janë kushtuar aktiviteteve të tyre profesionale, por ata nuk dëshirojnë të zbardhin detaje dhe informacione mbi nismën e tyre.

“Platforma do të kombinonte tre elemente: gjuyrma historike dhe politike e shqiptarëve në Maqedoni, çështjet e pazgjidhura dhe elemente të tjera që ridefinojnë statusin e shqiptarëve”, theksoi për INA, një nga inicuesit e kësaj lëvizje politike.  Sipas tij, në këtë projekt do të përfshihen njerëz që kanë kapacitete dhe që janë lënë anash, por me një mbështetje të diasporës shqiptare, sidomos në Evropë. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu