Caktohet Seanca për votimin e Qeverisë

0
215
Caktohet Seanca për votimin e Qeverisë

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë do të mbahet me datë 3 shkurt.

Ai tha se këtë kërkesë e ka pasur nga kreu i LVV-së, Albin Kurti, ndaj edhe po kjo datë është caktuar që të ndodhë duke filluar nga ora 11:00-të, raporton “Zëri.info”.

“Ne sapo e përfunduam një mbledhje të shpejtë, siç e dini mandatari për kryeministër iu është drejtuar Kuvendit dhe kryesisë së Kuvendit të Kosovës me një kërkesë për paraqitjen e qeverisë së ardhshme. Ai e ka kërkuar datën 3 shkurt, në orën 11:00. Mbledhja e kryesisë vendosi njëjtë, që të respektohet kjo datë dhe kjo orë që mbledhja e ardhshme, seanca plenare të mbahet me 3 shkurt në ora 11:00”, thotë ai.

Ndërsa se a do të arrihet marrëveshje në mes LDK-së dhe LVV-së, Konjufca tha se bisedimet po vazhdojnë dhe së është optimist që kjo gjë do të ndodhë.

“Bisedimet janë duke vazhdu, nuk ka end marrëveshje, unë jam shumë optimist se kjo do të ndodhë. E gjitha që duhet të bëjmë ne është ta implementojnë zërin e qytetarëve tone”, deklaroi Konjufca./ZËRI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu