Segment nga Epopeja e Demostratave të vitit 1981

0
660
Abdullah Prapashtica:

KONFERENCA SHKENCORE NDERKOMBETARE – DEMONSTRATATE VITIT 1981: KTHESE E MADHE NE LEVIZJEN KOMBETARE SHQIPTARE

Në fund të viteve të ‘ 70 ishte sekret publik se pas vdekjes së Titos, Jugosllavia do të hynte në një cikël të ri të zhvillimeve politike, por askush nuk kishte guximin për parashikimin e epilogut të tyre. Protesta studentore e mbrëmjes së 11 Marsit 1981 që shpërtheu në shenjë revolte për kushtet e këqija të ushqimit dhe të mësimit në Qendrën Studentore, ishte vetëm dalja në sipërfaqe e një vullkani që po ziente kah moti. Vështirë se do të mund të besonte dikush se kjo do te ishte shkak i protestës se dytë studentore e cila u mbajt me 26 mars1981 me qëllim që të kërkohet garancia nga autoritetet universitare për mos burgosjen për pjesëmarrje në demonstratën e 11 marsit, e cila me ndërhyrjen e PKMLSHJ-së u shndërrua në kërkesë për Republikën e Kosovës. Pastaj né demonstrata morën pjesë edhe aktivisté té LNCKVSHJ e GMLK dhe té grupeve e organizatave tjera ilegale si edhe shume grupe formale e jo formale si edhe individ  atdhetar. Regjimi para opinionit u paraqit se është i befasuar edhe pse nga viti 1978 ishte i informuar zyrtarisht se po që se nuk ndërmerr hapa për krijimin e Republikës shqiptare të Kosovës ku do të përfshihen të gjitha viset e popullit shqiptar në ish RSFJ, me këtë kërkesë do të dilet në demonstrata. Se regjimi ishte në dijeni se do të vinte te demonstratat me këtë kërkesë, dëshmon më së miri RAPORTI I KOMISIONIT PËR PËRCAKTIMIN E PËRGJEGJËSISË SË MAHMUT BAKALLIT.
Gazeta “KOMUNIST” në numrin e vet të fundit të 26 shtatorit të vitit 1981 botoi tekstin e raportit të komisionit të kryesisë të KQ të LK të Serbisë dhe të kryesisë së KK të LK të Kosovës lidhur me vërtetimin e përgjegjësisë partiake të Mahmut Bakallit, ish kryetar i Komitetit Krahinor të LK të Kosovës. Ky raport siç dihet është shqyrtuar në mbledhjen e KK të LK të Kosovës me 6 gusht të po këtij viti, kur u mor vendim që Mahmut Bakalli të përjashtohet nga Komiteti Krahinor dhe të dënohet me masën partiake: Vërejtje e fundit me para përjashtim nga Lidhja Komuniste e Kosovës. Në numrin e gazetës RILINDJA të datës 26 IX 1981 botohet teksti i këtij raporti ku në preambulën e tij, komisioni i kishte ndriçuar më gjerësisht faktet në lidhje me përgjegjësinë personale të Mahmut Bakallit për gjendjen e krijuar. Në kapitullin e I-rë të këtij raporti që tërësisht i përkushtohet aktivitetit të PKMLSHJ-së para shpërthimit të këtyre demonstratave , Institucionet informohen për kërkesën për Republikën shqiptare të Kosovës të shtruar qysh nga viti 1978. Aktiviteti i PKMLSHJ-së përshkruhet në mënyrë kronologjike në ato rrjedha se si kanë arritur dokumentet e saja në adresat e partisë në pushtet. Meqë posedojmë materialet e botuara nga organet e atëhershme të mjeteve të informimit dhe inserte nga libri i Sinan Hasanit i cili e zëvendësoi në detyrë Mahmut Bakallin, me rastin e 30 vjetorit të organizimit të këtyre demonstratave, kësaj kumtese ia bashkangjesim këto dëshmi:
1. Raporti i komisionit të kryesisë të KQ të LK të Serbisë dhe të kryesisë së KK të LK të Kosovës lidhur me vërtetimin e përgjegjësisë partiake të Mahmut Bakallit, ish kryetar i Komitetit Krahinor të LK të Kosovës.
2. Faqet nga libri i Sinan Hasanit “ E vërteta dhe mashtrimet”.
3. Fakte dokumentuese mbi aktivitetin e PKMLSHJ-së gjatë një periudhe të caktuar.
Në bazë të këtyre fakteve dëshmohet se si ka ardhur deri te shtruarja e kësaj kërkese, se si janë organizuar dhe se si janë zhvilluar demonstratat e vitit 1981 me këtë kërkesë.

Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu