“Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës

0
722

Në Gjykatën Supreme të Kosovës pas ankesës së ushtruar nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve lidhur me dënimin për shpërthimin në lokalin e shumë të kërkuarit, Enver Sekiraça, mbrojtësi i Besnik Hasanit, avokati Mahmut Halimi i ka kundërshtuar deklaratat e Faton Shoshit, dëshmi këto që kishin të bënin me vrasjen e Triumf Rizës. Halimi është ndalur edhe tek masat e fshehta, të ndërmarra gjatë fazës së hetimeve, që sipas tij ka ardhur edhe tek një dënim i shqiptuar ndaj klientit të tij në Gjykatën e Qarkut. Halimi gjithashtu ka përmendur se konform ligjit nëse ndryshon përbërja e trupit gjykues, atëherë në mënyrë absolute duhet që të rifillojë gjykimi dhe të lexohen të gjitha deklaratat e dhëna gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Mini-shërbimi i Sekiraçës

Halimi, gjithashtu e ka përmendur edhe deklaratën e Isak Gashit, i cili kishte deklaruar në shqyrtim kryesor se ka qenë i ngarkuar me automjetin zyrtar dhe se të njëjtin automjet e ka dorëzuar në institucionin ku punonte një muaj pas kësaj ngjarjeje. Avokati Halimi është ndalur edhe tek deklaratat që lidhen me hetimet e kësaj çështjeje, ku hetuesi në pasuesin e fundit të ketë cituar se deklaratat e Mona, Zanfina e Ema Ismajlit, si dhe deklarata e Faton Shoshit të kenë një mini-shërbim i Sekiraçës, ku do të shihni se ata kanë gisht në vrasjen e Triumf Rizës, edhe pse e kanë ditur se po përgjohen që nga data 30 gusht, kanë pasur informacionet për çdo lëvizje.

Halimi ka kërkuar të të shqyrtohet me kujdes nga ana e Trupit Gjykues të Gjykatës Supreme që përbëhej prej pesë anëtarëve, mesazhi i Mona Ismajlit, i adresuar tek Faton Shoshi, e më pas të merret një vendim. Halimi nuk e ka anashkaluar assesi një element që përshkruhet në shkresat e lëndës e që ka të bëjë me një automjetin i cili në natën kritike kishte qëndruar 400 metra larg vendit të ngjarjes, tek ura që çon në rrugën magjistrale Prishtinë –Fushë-Kosovë dhe me të shpërthyer mjeti shpërthyes të jenë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pa ekspert të telefonisë

Halimi njoftoi gjykatën se kanë bërë të pamundurën që të gjejnë një ekspert të telefonisë, i cili do të dëshmonte lidhur me vendndodhjen e Besnik Hasanit në natën kritike. Ai kërkoi gjithashtu që le të merret parasysh edhe deklarata e pronarit të restorantit “Europa 92”, i cili ka thënë se Besnik Hasani në natën kritike ka qenë në motelin e tij me të dashurën e vet.

Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë i zhvendosur në Burgun e Dubravës i kishte dënuar me 50 vjet burg dy ish-pjesëtarë të policisë, duke e liruar të akuzuarin e tretë Nysret Cenën, ish-pjesëtari të TMK-së, nën akuzën për shpërthimin e para dy viteve në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku cak kishte qenë lokali “Sekiraça”. Me këtë rast, gjyqtari i EULEX-it ka dënuar ish-policin Besnik Hasani me 25 vjet burg, Shpend Qerimin me 25 vjet burg, ndërsa në mungesë të provave është liruar Besnik Hasani, ish-pjesëtar i PK-së, dhe Shpend Qerimi, gjithashtu ish-pjesëtar i PK-së. Ata janë dënuar për vrasje, vrasje në tentativë, si dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Ish-punonjësit me këtë aktakuzë dhe këto vepra penale akuzoheshin se kanë qenë ata që kanë organizuar shpërthimin në lagjen “Dardania”. Në shpërthimin e ngjarë në mëngjesin e 24 shtatorit të vitit 2007, me ç’rast patën vdekur dy persona, qenë plagosur njëmbëdhjetë të tjerë, ndërsa ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas aktakuzës, cak i këtij shpërthimi kishte qenë lokali “Sekiraça”, pronar i të cilit është i shumëkërkuari Enver Sekiraça. Shpërthimi pati ndodhur disa ditë pas vrasjes së policit për mbrojtje të afërme Triumf Riza. Ky i fundit qe vrarë, ndërsa në shkresat e lëndës së të akuzuarve për këtë vrasje thuhet se prapa vrasjes qëndron Enver Sekiraça.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu