Sekuestrohet vetura superluksoze me të cilën vozitej ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica

0
154
Sekuestrohet vetura superluksoze me të cilën vozitej ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica

Është sekuestruar sot vetura e Bekim Reçicës, vëllau i ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, i cili ishte shkarkuar nga kjo pozitë.

Sekuestrimi i veturës luksoze është bërë nga Policia e Kosovës pas urdhrit të cilin e ka lëshuar Prokuroria Speciale.

IndeksOnline ka siguruar foto të veturës së sekuestruar e cila tani ndodhet në parkingun në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku janë të parkuara veturat e sekuestruara nga organet e rendit dhe të drejtësisë.

Sekuestrohet vetura superluksoze me të cilën vozitej ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica

Vetura lukzose e tipit “Audi RS 7”, po dyshohet nga policia se është përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, është parë disa herë teksa e voziste edhe vet këtë veturë.

Dje policia kishte shkruar në fshatin Vranidoll të Prishtinës për të sekuestruar veturën, mirëpo ajo nuk u mor me merimangë pasi që gjendej brenda një garazhe, çelësin e së cilës pronari Bekim Reçica thotë mos ta ketë pasur në ato momente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu