Sela: Ka shumë rezultate të dyshimta në shumë vendvotime

0
187
Sela: Ka shumë rezultate të dyshimta në shumë vendvotime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela përmes një qëndrimi në Facebook ka shprehur revoltën e tij dhe të koalicionit që përfaqëson në lidhje me informacionet e siguruara nga shtabet zgjedhore për parregullsi në disa vendvotime. Sela ka paralajmëruar se do të ankimojë të gjitha parregullsitë.

“Shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për lojërat që po bëhen me mosshpalljen e rezultateve të zgjedhjeve. Vonesat e tepruara na ngjallin dyshime për manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor dhe rezultatit final. Ka shumë informata nga terreni që nuk përputhen me rezultatet e nxjerra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka shumë rezultate të dyshimta në shumë vendvotime. Ka pasur tentime serioze, por edhe veprime që për qëllim kanë pasur tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. Shtabi jonë i përbashkët ka denoncuar dhjetëra raste të tilla në organet përkatëse, por edhe në institucionet relevante ndërkombëtare. Apelojmë që sa më shpejtë të dilet para opinionit dhe të bëhen publike rezultatet e votës qytetare të shprehur më 13, 14 dhe 15 Korrik. Të mos krijohen vonesa të panevojshme. Të zbardhet çdo dyshim që ka të bëjë me manipulimin e vullnetit të qytetarëve. Institucionet të veprojnë. Gjithashtu, ju njoftojmë se Shtabi i përbashkët i Koalicionit “Tash është Koha”, pas zyrtarizimit të rezultatit, do të përgatisë edhe ankesat e nevojshme, bashkë me fakte dhe prova konkrete për shkelje në procesit zgjedhor”, ka shkruar mes tjerash Sela.

Të nderuar aktivistë dhe votues të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA,Të nderuar shqiptarë që besuat në…

Posted by Ziadin Sela on Thursday, July 16, 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu