Selimi: Biografia e Thaqit është e rrejshme

0
730

Rexhep selimi

Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka thënë se opozita është e pranishme në seancën për zgjedhjen e presidentit për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaqit në këtë post.

Ai ka thënë se legjitimiteti i Qeverisë së Isa Mustafës ka humbur, atëherë kur u konfirmua se ajo ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

“Qeveria është ilegale e kapur në flagrancë në përmbysje të rendit kushtetues e ngelur në tentativë dhe këtë e thotë kushtetua e jo ne”, ka thënë ai, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas tij, pikërisht për këtë gjë, nga kjo qeveri nuk mund të asgjë tjetër përpos një president jolegal.

“Do t’iu konfirmoj edhe një herë se biografia e këtij njeriu është e rrejshme”, ka shtuar Selimi.

“Nuk mund të dilni këtu dhe të na thoni se UÇK ka pasur krah politik… Po marrë vesh për herë të parë se ai ka qenë edhe pjesëtarër i Lëvizjes Studentore dhe ka qenë bashkëthemelues i UÇK-së.

Ky njeri për shumë gjëra tjera, por edhe për faktin se është jounifikues nuk do të duhej të ishte president”, ka vazhduar ai.

“Ai poashtu kërkon që të jetë unifikues i qytetarëve të cilët e kërcënon se nuk do të prisste me kafe”.

“Drenica nuk të mbron kur ti e keq, ajo nuk të mbron kur ti nuk ua mbrojte kryetarin e Komunës”

“Unë të dua ty për president aq sa  të don familja Jashari”, ka shtuar Selimi.

Ai ka thënë se zgjedhja e Thaqit president vetëm sa do ta thellojë krizën në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu