Sensacion: Lajm historik nga Cern, zbulohet “grimca e Zotit”

0
705

Konsiderohet çelësi për të kuptuar universin, krijimin e materies, “dorën e Zotit”. Joe Incandela: Na duhen më shumë të dhëna për të qenë të sigurt.

GJENEVË – Shkencëtarët e qendrës kërkimore europiane nukleare Cern, në kërkim të Grimcës së Higgs, kanë zbuluar një grimcë të re. Por mbeten të nevojshme verifikimet përfundimtare për të përcaktuar në bëhet fjalë pikërisht për grimcën e fundit të misterit, e cila ndërton foton e familjes së grimcave fillestare që përbëjnë materien. E ka bërë të ditur këtë një zëdhënës i Cern, sipas TM News.

“Kemi vërejtur një grimcë të re, por kemi nevojë për më shumë të dhëna për të verifikuar në bëhet fjalë vërtet për “grimcën e Higgs”, ka thënë Joe Incandela gjatë një seminari shkencor, organizuar në Gjenevë nga organizata europiane për kërkimin nuklear (Cern).

Ndërkohë, astrofizikantja Margherita Hack e përkufizon “shumë të rëndësishme” prova e ekzistencës së grimcës elementare, e aftë të gjenerojë materie. Dhe bën të ditur: “Tani do të na tregojë më shumë dhe për lëndën e errët”.

Grimca e zbuluar është “kompakte” me karakteristikat e “grimcës së  Higgs”, pohon komunikata e Cern. “Kemi kapërcyer një fazë drejt kuptimit tonë mbi natyrën”, është shprehur drejtori i përgjithshëm i Cern, Rolf Heuer. Grimca Higgs, një hallkë munguese në teorinë e grimcave fillestare, i hap udhën studimeve më të fundit, që kërkojnë më shumë statistika, e do të përcaktojnë se kujt i përket grimcëza e re.

Për momentin, shkencëtarët ia kanë dalë të çlimitojnë karakteristikat e grimcës, falë përvojës së muajve të kaluar të grupit europian dhe amerikan. Masa e grimcës mund të jetë diku tek intervali mes 115 dhe 127 GeV, identike me atë të parathënë nga Cern. Megjithë ndryshimin e luhatjes statistikore është ende mjaft e ulët dhe e pamjaftueshme (më pak se një në 3.5 milionë) për të pohuar me siguri ekzistencën e grimcës.

Teorizuar në 1964 nga fizikanti skocez Peter Higgs, atëherë 48 vjeç, sot 84 vjeç, i mallëngjyer, fitues i Çmimit Nobel ai thotë pas lajmit të gëzuar: “Ajo grimcë është Zoti”. Është pagëzuar si “grimca e Zotit” (sipas legjendës një botues ndryshoi titullin “Goddam particle” – “grimca e mallkuar” – në “God’s particle – “grimca e Zotit”) apo më mirë “grimca e Higgs”, atij që e prodhoi.

Origjina e demonstrimit masiv dhe konfirmimi i ekzistencës mund të bënin të hidheshin hapa përpara në Teorinë e Bashkimit, në verifikimet për forcat nukleare dhe elektromagnetike, por për të cilat graviteti mbetet ende i përjashtuar.

/M.A./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu