Serbët bllokojnë Isa Mustafën

0
467

veriu-i-bllokuar

Kryeministrit Isa Mustafa i është pamundësuar shkuarja në përurimin e një ure të ndërtuar nga KFOR-i, mes fshatrave Zveçan dhe Leposaviq.

Rreth 100 persona kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare, duke penguar shkuarjen e komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta në vendin ku do të përurohej ura mbi lumin Bistricë.

Ai pritet të arrijë në vendin e ngjarjes me helikopter. Kjo urë do të lidhë komunën e Zveçanit dhe atë të Leposaviqit, e cila ka për qëllim të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu