Serbet e Nishit tallen me AKSH-en

0
657

Pas kërcënimit të Armatës Kombëtare Shqiptare se po mobilizohen për luftë me Serbinë nisur nga “kërcënimet serbe se do ta ndajnë një pjesë të territorit të Kosovës dhe kërcënimeve për ta larguar me forcë lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë” ka ardhur reagimi i grupit rival serb.

Grupi i të rinjve nga fshati Nish kanë publikuar një video në YouTube pas publikimit të thirrjes për mobilizimin e shqiptarëve për mbrojtjen e bashkatdhetarëve të tyre në Luginën e Preshevës. Grupi serb “RAT” tallet me thirrjen e shqiptarëve për luftë.

Djem të maskuar i përgjigjen kërcënimeve të shqiptarëve. Ata vetëquhen “Forcat Speciale të Serbisë”, që kanë në plan t’i kundërpërgjigjen Shqipërisë.

Video që esht shfaqur në You Tobe duket kjart se Serbet tallen me paraqitjen e AKSH-es dhe qendrimin e Shqiptarve për të mbrojtur Lapidarin e UÇPMB-së.

 

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu