Serbet kthehen ne veri, shqiptarët pengohen

0
651

Veriu i Kosoves

Tetë familje me gjithsej 30 anëtarë, prej të cilave një familje e komunitetit boshnjak, dy ashkali dhe pesë familje rome, janë kthyer në pronat e tyre në jug të Mitrovicës gjatë vitit 2014, ndërsa numri i të kthyerve shqiptarë në pjesën veriore, mbetet i pandryshuar dhe te pa perfshir ne programet për kthim të zhvendosurve nga lufta.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Kthim e Komunës së Mitrovicës, bazuar në informatat që posedon, përmes një komunikate të lëshuar të martën.

Koordinatori për kthim në këtë komunë, Bedri Sadiku, tha se ka kthim spontan dhe të pakontrolluar të personave të komunitetit rom e ashkali në Lagjen e Romëve dhe në Lagjen 2 Korriku, të cilët nuk lajmërohen fare në zyrën për kthim.

Sipas tij, sa i përket familjeve shqiptare që nuk po kthehen në veri, kjo po ndodhë në mungesë të pengesave në ndërtime në atë pjesë. Ai shtoi se as që është bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim, me gjithë orientimet e zyrës që çdo kush të kthehet në pronën e vet.

“Në kuadër të vizitave “shko-shiko” dhe “shko-informohu”, pjesëtaret e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptias, të zhvendosur në Serbi dhe Mal të Zi, vizitojnë në mënyrë spontane dhe jo të organizuar vazhdimisht, pronat e veta në Lagjen e Romëve, 2 Korriku dhe në lokalitetet tjera të qytetit”, ka thënë Sadiku.

Ai sqaroi se me këta persona janë mbajtur edhe takime në nivel komunal, me ç’rast të njëjtit janë informuar me të gjitha çështjet me të cilat kanë qenë të preokupuar, pastaj janë takuar me fqinjët e tyre, si dhe janë inkurajuar që të kthehen në pronat e tyre.

“Nga 1 Janari deri me 31 Dhjetor të vitit 2014 në zyrën tonë janë paraqitur gjithsejte 31 familje të riatdhesuara (persona kryefamiljarë) me 111 anëtarë të të gjitha komuniteteve, pjesa dërmuese e të cilëve janë shqiptarë, për të cilët është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm dhe konform Rregullores dhe kritereve për përfitim nga Programi për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar” tha Sadiku.

Ai shtoi se janë pranuar 113 kërkesa për shqyrtim nga 54 persona, nga komunitetit shqiptar 40 kërkesa, komuniteti romë tetë, ashkali katër, një nga komuniteti turk dhe nga komuniteti serb.

Sipas tij, nga këto kërkesa, 73 janë miratuar, 29 janë refuzuar, ndërkaq 11 të tjera janë përcjellë në MPB, të cilat janë kryesisht kërkesa për biznes, medikamente, ndërtim dhe meremetim.

Ai theksoi se problem në vete në këtë drejtim paraqet mundësia shumë minimale për ndihmë nga niveli komunal, me gjithë obligimet e nivelit qendror në këtë drejtim, sidomos në aspektin e sistemimit të tyre, strehimit dhe pakove ushqimore e higjienike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu