Serbët po punojnë që të kenë ushtri të tyre brenda FAK’ut

0
597

FAK

Serbët në Kosovë janë duke punuar që në kuadër të Forcave të Armatosura të Kosovës të kenë ushtrinë e tyre.

Burime të KTV-së kanë bërë të ditur se deputetët serbë nuk janë kundër krijimit të FAK-ut, por duan që modeli i Policisë së Kosovës të përsëritet edhe në Ushtrinë e re të Kosovës.

Ata duan një strukturë të veçantë e të pastër etnikisht dhe që udhëhiqet nga një komandant serb dhe kjo gjë, sipas burimit, pritet të diskutohet në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave.

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së, Daut Haradinaj, ka theksuar se punën e tyre si komision e kanë përfunduar kur i kanë dërguar qeverisë projektligjin për ndryshimin e 39 ligjeve si pjesë për formimin e Ushtrisë së Kosovë.

Por, sipas tij, Qeveria nuk ka bërë as një hap tutje për këtë çështje, përcjell koha.net.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se e ardhmja e FAK-ut ka mbetur në duart e kryeministrit serb, pasi ai do të vendosë se kur do të mund Qeveria e Kosovës ta dërgojë ligjin në Kuvendin e Kosovës. Për më tepër ai fajëson Isa Mustafën që nuk po bëhet kryeministër më serioz sa i përket çështjeve thelbësore shtetërore.

Por, edhe pas krijimit të Forcës do të mbetet diskutablie kalimi i saj në pjesën veriore të vendit, ngase për të shkuar në atë pjesë asaj i duhet leja e NATO-s. Ky fakt është në suaza të normales për ish-komandant Remin, tash deputet i PDK-së.

Ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku, në një prononcim për KTV-në ka thënë se kjo është një leje e përkohshme, të cilën e ka kërkuar Serbia nga KFOR-i, për të mos prishur procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu