Serbi-Shqipëri, mund të riluhet pa tifozë

0
660
Gianni-Infantino
Gianni Infantino UEFA

Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s nuk e përjashton mundësinë që ndeshja të përsëritet

Në  Nyon të Zvicrës dje u mbajtur mbledhja e Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, mbledhje e drejtuar nga presidenti Mishel Platini.

Pas takimit, gazetarët prisnin në konferencë Platininë por ky i fundit u zhduk pa lënë gjurmë.

Anashkalimi i gazetarëve u cilësua si fshehje, pasi mbeten të hapura një sërë çështjesh të paqarta, që kanë të bëjnë me ndeshjen Shqipëri-Serbi, pastaj për dyshimet për korrupsion, ku është përfolur dhe vetë Platini.

Sidoqoftë para gazetarëve doli Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, ku ai foli për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Vendimi në fjalë nuk ishte i UEFA-s, por i një komisioni të pavarur disiplinor. Por, nuk mund të thuhet se gjithçka ka mbarur në këtë drejtim, sepse Shqipëria ka ende një shans të mirë me ballafaqimin në Gjykatën e Arbitrazhit”, është shprehur Infantino, raporton “Presheva Jonë”.

Duke komentuar thirrjet raciste dhe dhunën në stadium, Sekretari i Përgjithshëm përgjigjet: “Ajo çfarë u pa në Beograd, respektivisht në stadiumin e Partizanit më 14 tetor nuk kishte të bënte me futbollin e as me sportin dhe ato skena  janë të papranueshme për UEFA-n.

Sa është e mundur që ndeshja të rilahet sërish, Xhani Infantino thotë: “Përsëritja e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë është e mundur dhe mendoj se Zvicra do të jetë një vend i preferueshëm. Pse jo, apo ndonjë tjetër vend evropian neutral pa prezencën e publikut”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu