Serbia dhe Mali i Zi kërkoin një pjesë e Dukagjinit me Pejën, Deçanin dhe Gjakovën

0
465

1

Zyrtarët e Kosovës e kanë përmendur Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974 si bazë për shënimin e vijës kufitare me këtë shtet fqinj, por edhe Marrëveshjen e Kumanovës, të nënshkruar në vitin 1999, në mes forcave serbe dhe forcave të NATO-s dhe dokumentin e Ahtisarit, në bazë të të cilit është themeluar shteti i Kosovës.

Sipas tyre, këto dokumente përbëjnë kuadrin normativ për demarkacion. Në anën tjetër, opozita në Mal të Zi që esht kerkes e Serbis, propozoi që shënimi i vijës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi të bëhet sipas ndarjes së vendosur nga Serbia dhe Mali i Zi gjatë luftërave imperialiste ballkanike nga viti 1912/1913, shkruan Zejnullah Gruda, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Sipas kësaj ndarjeje, lumi Drin do të duhej të bënte kufirin midis dy shteteve, që domethënë se një pjesë e Dukagjinit me Pejën, Deçanin dhe Gjakovën do të duhej t’i jepej Malit të Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu