Serbia dhe Maqedonia kanë negociuar për shkëmbim të territoreve shqiptare!

0
663

Sipas ish kryeministrit maqedonas Lubço Georgievski, në periudhën 2001-2003 Serbia dhe Maqedonia kanë zhvilluar bisedime për shkëmbim territoresh mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe më interesant është fakti se Georgievski thotë se për shkëmbimin e tillë ka biseduar me ish kryeministrin serb Zoran Xhinxhiq.

Edhe pse Georgievski nuk përmend saktësisht se në cilën periudhë janë zhvilluar këto negociata, dihet se Xhinxhiq ka qenë kryeministër serb në periudhën 2001-2003, kur edhe humbi jetën në një atentat.

Georgievski ka përmendur vetëm ish kryeministrin serb Xhinxhiq si bashkëbisedues rreth idesë për shkëmbim territoresh, duke lënë të hapur dilemën nëse në ato biseda kanë marrë pjesë zyrtarë të atëhershëm nga Shqipëria, Kosova ose përfaqësues shqiptarë nga Maqedonia.

Këto detaje ish kryeministri maqedonas i ka publikuar në një libër ku flet për karrierën e tij politike. Libri ende nuk ëhstë është paraqitur në shitje, mirëpo prej tani ka ngjallë interes të madh në opinion, pasi pjesë të tij janë transmetuar në disa media maqedonase.

Edhe Akademia Maqedonase e Shkencave dhe arteve gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni doli me një propozim për shkëmbim territoresh, sipas të cilit pjesë të Tetovës, Dibrës dhe Gostivarit do t’i bashkëngjiteshin Shqipërisë, kurse rajoni i Likovës në Maqedoninë verilindore do t’i bashkëngjitej Kosovës. Sipas këtij propozimi, që u përkrah edhe nga kryeministri i atëhershëm  Lubço Georgievski, Maqedonia në shkëmbim do të merrte qytetin e Pogradecit, zonën e Prespës dhe bregliqenin e Ohrit e Prespës.

Me këtë propozim, nga i cili më pas Akademia  maqedonase u distancua, parashihej edhe shkëmbim i popullatës shqiptare dhe maqedonase nga territoret që do të shkëmbeheshin mes dy vendeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu