Serbia dhe Turqia “përpijnë” gjysmën e fondeve të BE-së, Shqipëria më e diskriminuara

0
638

Më shumë se gjysma e buxhetit të ndohmës së Evropës po shkon “relativisht për vendet e pasura” si Turqia dhe Serbia. Ky është shqetësimi i ngritur nga parlamentarët e Britanisë së Madhe, vend i cili ka dhënë 1.23 miliard paund si ndihmë për projektin “BE në 2010-n”.

Sipas një raporti, tregohet se vetëm 46% e kontributit të Britanisë së Madhe për zhvillimin e vendeve ka shkuar për vendet me të ardhura të pakta. Pjesa tjetër thuhet se ka shkuar për vende me të ardhura të mesme. “Turqia është në pesë vendet që ka marrë më shumë ndihma për 2010 me 182 milion paund po ashtu edhe Serbia e cila ka përfituar 178 milion paund”, thuhet në raport. Gjithashtu deputetët britanikë kanë kritikuar edhe koston administrative, e cila për vitin 2009 sipa KE-së është 5.4% e fondit në total.

Ndërsa për këtë vit BE ka dhënë një fond prej 860.2 milion euro (703 milion paund) dhe 202 milion euro për Serbinë.

“Taksapaguesit britanikë duan që ndihma e tyre të shkojë në vende kur mund të bëhet më shumë diferencë, tek vendet ku miliona njerëz marrin më pak se një paund në ditë”, është shprehur deputeti liberal demokrat Malcolm Bruce. “Duke ua dhënë vendeve relativisht të pasura si Turqia, koncepti i ndihmës zhvlerësohet”.

Por komisioneri Andris Piebalgs ka thënë se kjo “nuk është e vërtet” duke shtuar se ndihmat nuk po shkojnë tek njerëzit e gabuar. Nga ana tjetër Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar, Andreu Mitchell, shprehet se BE po reformon mënyrën e shpenzimit të ndihmave, duke e bërë procesin më transparent dhe të fokusuar tek njerëzit e varfër.

Ndërsa, Shqipëria çdo vit ka marrë një pjesë shumë të vogël të këtyre fondeve duke u renditur si vendi që përfiton më pak. Për vitin 2007 i kanë takuar vetëm 61 milion euro, në 2008 rreth 73 milion,81 në 2009, 94 në 2010 dhe për 2011 po 94 milion euro. /F.Stafa/

Fondet e Komisionit Evropian sipas vendeve (në milion euro)

2007
2008
2009
2010
2011
2012
2013
Shqipëria
61
73
81
94
94
94
98
Serbia
189
190
194
197
201
202
214
Bosnje Hercegovina
62
74
89
105
107
107
111
Kosova
68
184
106
67
68
68
73
Turqia
497
538
566
653
779
860
935
Maqedonia
58
70
81
91
98
101
117
Mali i Zi
31
32
34
33
34
35
35

 

*burimi KE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu