Serbia e bën Brezovicën “pronë të veten”

0
656

Brezovica

Miratohet në Serbi tekst shpallja në të cilin investitorëve potencialë iu tërhiqet vërejtja se Qendra për ski “Brezovica” është në pronësi të Serbisë. Në letër, tekst shpallje, thuhet se vendimi për eksproprijim i marrë nga Prishtina është i jashtëligjshëm, raporton Veçernje Novosti.

Ky tekst shpallje është miratuar nga Qeveria e Serbisë, në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme.

“Qeveria e Republikës së Serbisë në mbledhjen e jashtëzakonshme të sotme ka konfirmuar Përfundimin me të cilin është miratuar testi i njoftimit me të cilin njoftohen investitorët potencialë se Qendra e skijimit ‘Brezovica’ në territorin e krahinës autonome të Kosovë e Metohisë është në pronë të Republikës së Serbisë dhe se vendimi për eksproprijimin e këtij kompleksi që e kanë marrë institucionet e Kosovës, është i paligjshëm”, njofton kumtesa nga qeveria serbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu