Serbia i shkruan ITU’së: Jepjani 383’shin Kosovës

0
500

Serbia i shkruan ITU'së: Jepjani 383'shin Kosovës

Serbia i ka dërguar letër Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit (ITU), nëpërmjet së cilës ka bërë të ditur se aprovon dhënien e prefiksit telefonik +383 për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur koordinatori i EULEX’it për veriun e Kosovës, Ian Bancroft, nëpërmjet një “cicërime” në rrjetin social Twitter, raporton Gazeta Express.

Katër javë më parë, Kosova dhe Serbia patën arritur marrëveshje për kodin telefonik për Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“ITU do t’ia alokojë Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016. Të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tash (381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi”, pat njoftuar Qeveria e Kosovës.

Serbia i shkruan ITU'së: Jepjani 383'shin Kosovës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu