Serbia ndalon ministrin Makolli të kalojë kufirin

0
786

Prishtinë-Autoritetet policore serbe nuk kanë lejuar ministrin e Diasporës të qeverisë së Kosovës, Ibrahim Makolli, që të kalojë kufirin Kosovë-Serbi, në vendkalimin kufitar në Konçul.

Ministri Makolli po udhëtonte në një vizitë zyrtare në komunat shqiptare në Luginën e Preshevës.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, e quajti pengesën skandal politik.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i tha Radios Evropa e Lirë se policia lokale ka pasur një urdhëresë për të penguar hyrjen e Makollit në Serbi.

Ai sqaroi se autoritetet policore lejonin hyrjen e tij në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, por jo si ministër i Qeverisë së Kosovës.

Kamberi tha po ashtu se kjo ndalesë e ministrit Makolli është mos respektim edhe i marrëveshjeve të arritur në Bruksel në dialogun Prishtinë- Beograd.

Vizita e ministrit Makolli kishte për qellim që të informohet nga afër me gjendjen aktuale politike të shqiptarëve në Preshevë dhe për gjendjen në të cilën jetojnë ata.

Ditë më parë, një grup intelektualësh nga Lugina e Preshevës kanë kërkuar nga krerët e institucioneve që të zhvillojnë vizita në këtë rajon të banuar me shumicë shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu