Serbia ngrihet në këmbë kundër ekipit të “Gjurmë Shqiptare”, pas dokumentarit “Mashtrimi serb me historinë shqiptare”

0
202
Serbia ngrihet në këmbë kundër ekipit të “Gjurmë Shqiptare”, pas dokumentarit “Mashtrimi serb me historinë shqiptare”

Emisioni hulumtues “Gjurmë Shqiptare”, ka realizuar dokumentarin e titulluar “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë”.

Ky dokumentar i realizuar nga gazetari Marin Mema dhe historiani Florent Hasani, e ka ngritur shtetin serb në këmbë.

Reagime të shumta, kanë ardhur nga Serbia, si nga politikanë, historianë, gazetarë dhe opinionistë të ndryshëm.

Zyra për media e të ashtuquajturit shef i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar përmes një deklarate të ashpër, duke i akuzuar gazetarët e televizionit “Top Channel”, ku thonë se Serbia asnjëherë nuk do të heq dorë nga shenjëtoret e saj.

“Kuptohet që Serbia kurrë dhe me asnjë kusht nuk do të heqë dorë nga shenjtorët e saj në Kosovë dhe Metohi, dhe ne besojmë se edhe populli shqiptar, i cili është krenar për historinë dhe traditën e tyre të pasur, nuk ka nevojë të arrijë për historinë dhe traditën e njerëzve të tjerë”, u tha në deklaratën e lëshuar nga kjo zyre.

Tutje thuhet se disa shqiptarë janë duke e sulmuar historinë dhe besimin e popullit serb, duke e quajtur propagandë të radhës të shqiptarëve kundër serbëve.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Kulturës së qeverisë së Serbisë, thuhet se “shqiptarët nuk po ndalen së provokuari shtetin serb”, duke shtuar se “deformimin e historisë serbe nuk do mund ta arrijnë asnjëherë”.

Një reagim të tillë, ka ardhur edhe nga opnionistë të ndryshëm, të mbajtur debate të ndryshme nëpër studio televizive serbe.

Ata kanë akuzuar se qëllimi i dokumentarit të “Top Channel”, i realizuar nga Marin Mema dhe Florent Hasani, ka për qëllim denigrimin e kulturës dhe historisë serbe.

Mediat nga Beogradi “Kurir” dhe “Blic”, që tri ditë radhazi janë duke bërë shkrime kundër këtij dokumentari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu