Serbia pastron rrugët në Graçanicë

0
733

Pastrimi i Graqanices

Rrugët e komunës së Graçanicës janë duke u pastruar nga kompania “Magjistralja” nga Beogradi.

Siç shihet edhe në këtë video, rrugët në Komunën e Graçanicës po pastrohen nga automjete me regjistrim të Beogradit.

Për këtë ka raportuar më herët edhe Klan Kosova.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në këtë komunë, Zoran Danillovic,kjo bëhet vetëm në raste emergjente dhe pa asnjë ngarkesë buxhetore.

Kjo kompani po e bënë këtë vetëm në raste emergjence dhe atë pa asnjë ngarkesë buxhetore për pushtetin lokal, raporton Klan Kosova.

Kompania “EuroPark është e angazhuar që të pastrojë të gjitha rrugët e kësaj komune, por kompania serbe “Magjistralja” është angazhuar si ndihmesë nga qeveria në Beograd.

“Magjistralja është e regjistruar si kompani në Beograd dhe pagesat e tyre i bënë Serbia. Ndërkaq komunës së Graçanicës i ndihmojnë pa pagesë në mënyrë vullnetare”, ka thënë drejtori Daniloviq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu