Serbia po ndërton stacion të trenit në veri të Mitrovicës

0
787

Në emisionin hulumtues “Udhëve” në RTK u raportua se qeveria serbe përveç investimeve të qindra mijëra eurove në ndërtimin e komplekseve banesore e lagjeve të shumta në veriun e vendit, së fundi ka filluar edhe ndërtimin e një stacioni të trenit.

Ky institucion është duke u ndërtuar në afërsi të lagjes së boshnjakëve pranë stacionit të trenit. Kjo gjë po bëhet për t’u krijuar infrastrukturë të favorshme për kthimin e sa më shumë serbëve në territorin e Kosovës.

Në emision u raportua se pala serbe ka njoftuar se është duke bërë investime në stacionin e autobusëve, por në Infrakos, egziston dyshimi i bazuar se këtij objekti të ri të nisur nga qeveria serbe shumë lehtë mund t’i ndërrohet destinimi si stacion i trenit.

Drejtori i Infrakos-it, Agron Thaçi, thotë edhe ashtu institucioni kosovarë që menaxhon me hekurudhat në Koosvë nuk e ka nën kontrollë pjesën në veri të vendit. Duke marrë këtë për bazë, ai thotë se nuk dinë saktë se çfarë është duke ndodhur me sistemin e hekurudhave në atë pjesë.

Ndërsa, bëhet e ditur se pa dijeninë e autoriteteve kosovare, serbët kanë vendosur edhe bllokada ilegale në pjesë të ndryshme të hekurudhës. Zyrtarët përgjegjës për menaxhim me linja hekurudhore në Kosovë, ngrehin edhe këtë shqetësim duke kërkuar që të shtohet kujdesi dhe të pengohet intervenimi i serbëve në hekurudha pa kurrfarë licence.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu