Serbia zgjidhet anëtare e “qeverisë” së UNESCO-s, a vështirësohet anëtarësimi i Kosovës?

0
919

foto (1)

Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s e ka përzgjedhur Serbinë si anëtare të Këshillit Ekzekutiv të këtij trupi me 161 vota “për”.

“Hyrja në Këshillin Ekzekutiv do të ketë domethënie të madhe në pikëpamjen e përpjekës së radhës të Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO. Tash mund të marrim pjesë edhe në shqyrtimet edhe në marrjen e vendimeve”, ka thënë ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, transmeton Republika.info.

“Këshilli Ekzekutiv, në fakt është ‘qeveri’ e kësaj organizate, kështu që, për dallim nga periudhat e kaluara, Serbia në periudhën ndërmjet dy Asambleve të Përgjithshme do të marr pjesë aktivisht në vendimmarrjen në të gjitha domenet e veprimtarisë së UNESCO-s”, ka thënë ai.

Të kujtojmë se ditë më parë, Këshilli Ekzekutiv i rekomandoi Asamblesë së Përgjithshme që të pranojë Kosovën si vend i barabartë, mirëpo gjatë votimit vendi ynë nuk arriti që për tri vota të bëhet anëtare.

Gjatë mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme, që ndodh një herë në dy vjet, zëvendësohen gjysma e anëtarësisë së Këshillit Ekzekutiv, respektivisht zgjidhen 29 anëtarë/shtete të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu