Serwer: Presion i amerikanëve për marrëveshje deri në shtator

0
140
Serwer: Presion i amerikanëve për marrëveshje deri në shtator

Njohësi i çështjes së Ballkanit, Daniel Serwer, parashikon ndezje të motorëve në funksion të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshje të shpejtë para zgjedhjeve presidenciale në ShBA.

“Amerikanët do të bëjnë shumë presion për një marrëveshje deri në shtator, në mënyrë që presidenti Trump të udhëheqë para zgjedhjeve në SHBA dhe ta realizojë ceremoninë në “Kopshtin e trëndafilave”, të cilën ua ka premtuar presidentëve Thaçi dhe Vuçiç. Nëse presidenti Thaçi është i gatshëm t’ia dorëzojë Serbisë një pjesë të territorit që popullohet me shumicë serbe, kjo mund të ndodhë”, ka thënë Serwer.

Serwer nuk mendon se Qeveria Hoti do të arrijë të imponohet në dialog. Sipas tij, presidenti do të jetë akteri kryesor.

“Nëse Qeveria dëshiron ndonjë rol në dialog, ajo duhet të veprojë paraprakisht. Për shembull, mund të propozojë një rezolutë në Kuvend përmes së cilës kundërshtohet çfarëdo dhënie e territorit përveç korrigjimeve të vogla kufitare të kërkuara gjatë demarkacionit. Ai gjithashtu mund të deklarojë kërkesën për reciprocitet – çfarëdo që të marrë Serbia, Kosova duhet ta ketë në vlerë të barabartë”, ka thënë Serwer.

“Kjo qeveri ka një shumicë të brishtë. Kushdo që udhëheq dialogun me Beogradin për ta marrë mbështetjen duhet të synojë të paktën votat e 2/3 të deputetëve. As Hoti e as Thaçi tani nuk e kanë këtë mbështetje. Nëse duan një marrëveshje të mirë, ata duhet ta kërkojnë atë. Vetëm uniteti i shpëton serbët, vetëm uniteti i shpëton kosovarët”, transmeton Koha.

Kryeministri Avdullah Hoti fillimisht ka insistuar se dialogun do ta udhëheqë Qeveria dhe se nuk do të lejojnë ndryshimin e kufijve të 17 shkurtit të vitit 2008.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu