SHBA, drejtori i CIA-s në senat, Al Kaeda ka në Irak 1 mijë luftëtarë

0
804

Drejtori në ikje i CIA-s Leon Paneta tha përpara një komisioni të Senatit Amerikan se ai mbështet apelin e presidentit Barak Obama për tërheqjen e një numri trupash amerikane nga Afganistani.

Ai theksoi se CIA beson, që në Irak gjendet një numër i konsiderueshëm luftëtarësh të Al Kaedës. “Në Irak janë një mijë pjesëtarë të Al Kaedës. Kemi parë sulmet e një dite më parë.
Situata vazhdon të jetë e brishtë dhe unë besoj se duhet të ndërmarrim çdo hap për të siguruar dhe për të mbrojtur përparimin që është bërë atje”, theksoi Paneta.

Ndërkohë deklarata e presidentit Barak Obama për tërheqje të një pjese të konsiderueshme të trupave nga Afganistani ka rënë në kundërshtim me deklaratën e sekretarit të mbrojtjes në largim, Robert Gejts, i cili ka bërë thirrje për tërheqje modeste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu