SHBA, Obama fiton zgjedhjet

0
680

(E PLOTSUAR) 07:30) Barack Obama rizgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet që janë konsideruar të jenë më të ngushtat në historinë amerikane.

Sipas të gjitha rezultateve të deri tanishme Obama kryeson ndaj republikanit Romneyt. Obama ka arritur të sigurojë 303 vota kurse Romney 203 vota, çka e bën Obamën fitues të zgjedhjeve presidenciale 2012. Obama ka fituar në mbi 20 shtete dhe në kryeqytetin Uashington.  Rivali i tij republikan ka pranuar humbjen para përkrahësve të tij në Boston.

Presidenti  Obama mëngjesin e së mërkurës (sipas orës amerikane) dhe i është drejtuar gjithë përkrahësve të tij duke u shprehur “detyra e bashkimit tonë shkon përpara dhe sfidat do të përmbushen.  Ne e dimë se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e mira nuk ka ardhur ende” është shprehur Obama para përkrahësve në Çikago.

Ai më vonë tha: “Sonte, ju votuat për veprim – jo për politikë të zakonshme”.

(03:20) Sipas Exit Poll-eve të CCN deri tani kandidati Repiblikan Mit Romni ka siguruar 152 vota elektorale ndërsa rivali i tij Demokrat Barak Obama 123 të tilla.(04:13) Obama ka fituar në Pensilvani duke ngushtuar rezultatin. Tashmë sipas Exit Poll-eve të CNN, Obama ka 147 vota elektorale ndërsa Romni 158.

(02:32) Kandidati Republikan, Mit Romni ka fituar edhe në dy shtete të tjera në Arkinson dhe Tenesi, duke marrë përkatësisht 6 dhe 11 vota elektorale. Më këtë zhvillim rezultati deri tani është në favor të Romnit 73 me 64.

Nga numërimi i votave të para në Indiana dhe Kentuki, udhëheq kandidati Republikan, Mit Romni. Në Idiana deri tani Romni kryeson me 60% të votave kundrejtë 38% që ka Barak Obama. Ndërsa në Kentuki Rumni ka 66% dhe Obama 32%.

Rezultati i vitit 2008 në Indiana ishte në favor të Barak Obamës me 50% kundrejt 49% për Xhon Mek Kejn. Ndërsa në Kentaki, Obama ka humbur edhe në vitin 2008 pasi ai mori vetëm 41.2% ndërsa Mek Kejn kishte 57.4%.

Ndërkohë raportohet se Obama po fiton në Vermont. Kjo do thotë se fitorja e Romnit në Kentaki përkthehet në tetë vota elektorale ndërsa fitorja e Obamës në Vermont në tre vota elektorale. Fitorja edhe në Indiana e çon rezultatin 19 me 3 në favor të Romnit.

Në Florida jan numruar votat mese 60 % dhe nëse vertëtohet që Obama po kryson ather për Mit Romnin do të thot nje fat i keq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu