SHBA vë në dispozicion të NATO-s, dy avion të telekomanduar

0
516

SHBA vë në dispozicion të NATO-s, dy avion të telekomanduar

SHBA do të dërojë një mision ushtarak në Libi ka bërë të ditur Sekretari për Mbrojtjen, Robert Gates. Ai tha se ky operacion që do të bëhet me anë të avionëve të telekomanduar, ka marrë autorizimin e Presidentit, Barak Obama.

“Presidenti Obama është shprehur se meqenëse kemi disa kapacitet unike, dha leje për përdorimin e tyre”, tha Gates në një konferencë. Ai bërë të ditur se dy avionët e telekomanduar “grabitqarë” janë në dispozicion të NATO-s. Gates nënvizoi se misioni i tyre mund të ketë filluar tashmë.

Zëdhënësi i qeverisë së Libisë, Moussa Ibrahim është shprehur se nëse trupat e huaj hyjnë në Misrata qeveria mund të “hapi ferrin”. “Do të jemi një top zjarri. Do ua bëjmë 10 herë më keq se Iraku”, tha ai duke shtuar se qeveria po armatos njerëzit si parapërgatitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu