SHBA: Xhaferri promovoi federalizimin

0
742

Diaspora e Bashkuar Maqedonase në SHBA ka drejtuar akuza ndaj zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferri lidhur me fjalimin e tij në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington.

Kjo organizatë e njohur si UMD dhe ku bëjnë pjesë si anëtarë edhe disa shqiptarë të komunitetit shqiptaro – amerikan ka reaguar se Xhaferri disa herë në diskutimin e tij ka aluduar se me federalizimin e Maqedonisë do të zgjidheshin tensionet ndëretnike në Maqedoni.

“Ai ka theksuar se dilema e tij më e madh që ka rrjedhë nga Marrëveshja e Ohrit ka qenë cështja se me decentralizimin apo federalizimin në Maqedoni më së miri do të ballafaqohej vendi me sfidat e së ardhmes. Xhaferri ka thënë se kjo dilemë akoma nuk është sqaruar dhe se ka shprehur dyshimet se Marrëveshja e Ohrit nuk ka plotësuar nevojat e njerëzve, gjegjësisht shqiptarëve”, ka reaguar UMD.

Presidenti i UMD-së, Metodija Kolovski ka deklaruar se prezantimi i rrejshëm i Maqedonisë si vend dy etnitetesh është provokim nga ana e Xhaferrit. “Si pjesë e administratës së Maqedonisë, detyrimi i tij qytetar është që të promovojë karakterin unitar të Maqedonisë dhe kjo promovimin e iredentizmit”, ka thënë Kolovski.

(INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu