Shefi i Task Forcës kundër korrupsionit arrestohet për korrupsion

0
580

Prishtinë, 2 prill – Pashk Mirashi nga Gjakova ka arritur ta dërgojë prapa grilave prokurorin special, Nazmi Mustafin, i cili një vit më parë e kishte arrestuar atë për korrupsion.

Mirashi, ish-likuidator i Bankës Kreditore të Prishtinës, ka ofruar dëshmi për prokurorë të EULEX-it se i ka dhënë një shumë të majme parash ryshfet, shefit të Task Forcës kundër korrupsionit të themeluar me vendim të Hashim Thaçit, Nazmi Mustafi. Si pasojë e këtyre dëshmive ai është arrestuar në Prizren derisa policia e ka arrestuar edhe sekserin e tij nga Gjakova, Reshat Zherkën. Në kërkim ka shpallur vëllanë e tij, Xhelal Zerka, po kështu i dyshuar si ndërmjetësues për mbledhjen e parave për Mustafin.

Arrestimin e shefit të Njësisë kundër korrupsionit e ka konfirmuar edhe EULEX-i dhe Policia e Kosovës në dy komunikata të ndara, por nuk kanë publikuar emrat e të dyshuarve.

“Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në lidhje me një hetim për korrupsion. Veprat që janë duke u hetuar përfshijnë: Shpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar dhe ushtrim i ndikimit”, ka thënë EULEX-i në komunikatë. “Këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori vendës të PSRK-së dhe të dy të tjerëve, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast.  Hetimet janë duke u kryer nga Prokuroria e EULEX-it në Prizren bashkë me Prokurorinë e EULEX-it në Pejë”.

Policia e Kosovës ka saktësuar se arrestimi është kryer nën dyshimin për vepra shpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit, marrje dhe dhënie e ryshfetit. Sipas Policisë këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe të dy të dyshuarve të tjerë, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast. Bastisjet në tri lokacione në Pejë dhe Prizren kanë vazhduar deri në orët e vona të së hënës.

Mustafi prej vitit 2010 drejton njësinë kundër korrupsionit që kishte formuar kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka pasur rastet më të mëdha të korrupsionit, shumica nga të cilat kanë dështuar ose kanë përfunduar me dënime me kusht siç ishte rasti i Jahja Llukës.

Pashk Mirashi ka pranuar të hënën në një bisedë të shkurtër nëpërmjet telefonit se i ka dhënë ryshfet Mustafit gjatë kohës sa ishte në procedurë hetimore.

“Unë atë që kam pas me e ba e kam ba në organet kompetente edhe kështu që kam besu gjithmonë te drejtësia dhe te Zoti, edhe shpresoj që do të dalin gjërat me kohë dhe do të vërtetohen”, ka thënë Mirashi.

“Po, ryshfet i kam dhanë”, ka thënë ai, por nuk ka treguar shumën.

Burime të gazetës kanë thënë se bëhet fjalë për një shumë ryshfeti mbi 40 mijë euro.

Por burime të gazetës kanë thënë se prokurori Nazmi Mustafi dyshohet se edhe në disa raste tjera të hetimeve apo të akuzave që ka ngritur ka marrë ryshfet për t’i liruar ata nga akuza. Sipas burimeve, raste të ngjashme kanë ndodhur në Prishtinë dhe në Prizren kur kishte arrestuar dhjetëra zyrtarë të lartë nga të cilët besohet se ka përfituar shuma të majme parash nëpërmjet dy vëllezërve Zherka.

Mustafi kishte akuzuar edhe ish-guvernatorin i BQK-së, Hashim Rexhepi, akuza ndaj të cilit nuk ishte konfirmuar.

Task-Forca për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar është themeluar në fillim të vitit 2010 nga Qeveria e Kosovës. Kjo njësi është udhëhequr nga prokurori Nazmi Mustafi dhe pjesë e saj janë kolegët e tij, Faik Halili, Basri Morina, Ali Rexha dhe Rrahim Podvorica. Në të punojnë edhe 30 hetues të Policisë së Kosovës.

Mustafi ka punuar prokuror edhe në kohën e UNMIK-ut. Gjatë viteve të 90-ta deri në kohën kur nga Kosova ishin larguar forcat serbe, Mustafi ka qenë aktiv si polic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu