Shefqet Ismajli: UDB’ja e largoi Baton Haxhiun nga Kosova në kohën e bombardimeve

0
639

Baton Haxhiu

“Më 3 maj kam shkuar në Shkup dhe jam takuar me një person që atë kohë punonte gazetar dhe që është Alush Kamberi, cili kishte qëndruar non-stop në kufi, në Bllacë. Ai ka treguar se Baton Haxhiu dhe një person tjetër, të cilit nuk dua t’ia përmendi emrin, se edhe ai gazetar është, në atë kohë (kohën e bombardimeve), e kanë kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni të shoqëruar nga një eskortë e automjeteve të policisë. Ai, (Alush Kamberi) tregoi se Baton Haxhiu ka dalë i shoqëruar nga UDB’ja serbe ne muajin prill të vitit 1999”, ka dëshmuar Shefqet Ismajli.

Në vitin 2000, në Vjenë Baton Haxhiu, ndërsa është deklaruar rreth fatit të Kosovës nën sundimin serb, është përpjekur të rikthejë në vëmendje historinë, që për hir të së vërtetës, shqiptarët e kanë shkruar me gjak.

Sipas tij, fushata e terrorit serb nga kosovarët nuk ka nisur me 24 mars 1999, në kohën kur NATO’ja filloi bombardimet e Serbisë dhe as më 28 shkurt 1998, kur ndodhi masakra e Drenicës, as në vitin 1989 dhe as në vitin 1981.

Sipas Haxhiut, përgjatë këtyre viteve është kultivuar urrejtja, nazismi dhe është nxitur ideja e rreme se serbët janë superiorë ndaj shqiptarëve.

Mirëpo, këto deklaratë të tija të mëhershme, por edhe ato aktuale, duket se janë thjesht medieatike, pasi qytetarët, ata që e njohin të kaluarën e tij dhe kanë dëshmi për këtë gjë, kanë një tjetër opinion.

Agronomi Shefet Isjmali nga Vitia, sjell dëshmi për “Kosova Sot”, për përfshirjen e Baton Haxhiut me shërbimin sekret jugosllav në kohën që Kosova po digjej dhe dhunohen barbarisht nga Serbia.

“ Ish gazetari Alush Kamberi në tavolinë e deklaron që Batoni ka dalë me policinë serbe, në kohën e bombardimeve, Edhe ato që fliten se fundmi në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku thuhet se ky e ka spiunuar vëllain e kryeministrit të Shqipërisë, me bindin me tepër për rolin e tij. Njerëzit si Baton Haxhiu e kanë dëmtuar luftën për çlirimin e Kosovës. Mendoj se edhe sot punon për ta”, ka thënë ndër të tjera, agronomi Ismjali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu