Shefqet Krasniqi & Shpend Maxhuni dhe një arsenal armesh që i bashkon

0
490

Shefqet Krasniqi & Shpend Maxhuni dhe një arsenal armesh që i bashkon

Në veturën e imamit Shefqet Krasniqi ishte gjetur një arsenal armësh, që mund të përdoreshin edhe për atentate, por ai kurrë nuk u akuzua për këtë rast. Barra iu ngarkua dy pasagjerëve të tij. Një dekadë më vonë në veturën e babait të drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni e që drejtohej nga i biri i tij, u gjetën armë e pak drogë. Përgjegjësinë për to tash po e merr një kushëri i tyre. Nëse Krasniqi shpëtoi pa ferrë në këmbë, pse nuk do t’ia hedh paq edhe djali i Kryespiunit?

Në këtë kolumne më shumë do të ketë raportim, por një gjë duhet bërë e qartë: Nëse dikur një imam i shpëtoi drejtësisë pa ferrë në këmbë, pse nuk do t’ia hedh paq me të edhe i biri i Kryespiunit?

Ishte marsi i viti 2009 dhe Policia e Kosovës kishte vërejtur një veturë të dyshimtë, që më vonë doli të ishte në pronësi të hoxhës me famë, Shefqet Krasniqi. Ajo u ndal dhe la diçka në pyll, në emër të ndalesës për nevoja fiziologjike. Por e vërteta më vonë do të befasonte.

Në kallëzimin penal që e posedon Gazeta Online Insajderit, dhe pas një hetimi policor del që në veturen e imamit, më vonë i akuzuar edhe për vepra që ndërlidhen me terrorizmin dhe shpëlarje të parave me biznesin e tij, ishte një arsenal armësh. Një arsenal që mund të përdoret edhe për atentate.Shefqet Krasniqi & Shpend Maxhuni dhe një arsenal armesh që i bashkon

Në këtë arsenal armësh ishte gjetur një pushkë e gjatë, një dylbi që shërben për tu vendosur në pushkë, një pistoletë e fuqishme TT, dhjetë fishekë dhe një “silenciator”- zhurmëmbytës që vendoset në pistoleta, kryesisht i përdorur për atentate.

Policia e Kosovës, e as Prokuroria atëherë e Qarkut të Prishtinës nuk do ta ngarkonte imamin dhe biznesmenin Krasniqi me asgjë në këtë rast. Por, dy pasagjerët e tjerë në veturën e tij do të akuzoheshin për posedim, Shaban Albry dhe Arsim Krasniqi, më vonë lider i partisë islamike “LISBA” që e ka për lider shpirtëror e themelues politikanin Fuad Ramiqi.

Kur u ndaluan nga Policia, kryetari i LISBA-s dhe Shaban Albry kishin thënë që kishin dalë për të kryer nevojat fiziologjike, derisa një raport i mëvonshëm i ADN-së konfirmoi që së paku një nga armët e kapura kishte qeliza të Arsim Krasniqit.Shefqet Krasniqi & Shpend Maxhuni dhe një arsenal armesh që i bashkon

Policia në raportet zyrtare më vonë nuk tregon nëse kishte nxjerr informacione se çka planifikonani të bënin personat në fjalë me këtë arsenal armësh dhe se si i kishin siguruar ato armë.

Edhe njësia kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës do ta merrte për ta këqyr këtë rast por nuk gjeti elemente terrorizimi. Krejt kjo histori përfundoi me një aktakuzë për posedim armësh pa leje kundër Albryt e Arismi Krasniqit, por jo edhe kundër Imamit Krasniqi.

Ditë më parë edhe në një veturë në posedim të familjarëve të shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shpend Maxhuni u gjenden mjete ilegale, armë e pak drogë.Shefqet Krasniqi & Shpend Maxhuni dhe një arsenal armesh që i bashkon

Në mbrëmjen e 12 tetorit në një veturë, pronë e Enver Maxhunit, babai i Shpend Maxhunit, e që është vozitur nga nipi i tij, përkatësisht djali i Shpendit, Shpëtimi ishte ndalur në një kontroll rutinore. Aty u gjet pak substancë që dyshohet se ishte marijuhanë dhe një revole.

Historia ndër ditët në vazhdim ka ndërruar jo pak. Pronësinë për këto mjete ilegale në veturën e babait të shefit të AKI-së që drejtohej nga i biri i  Shpendit, tash po e merr përsipër Rinor Maxhuni, që sipas “Koha Ditore” madje nuk ishte as në veturë ditën kur u kapen këto mjete.

Sipas këtij versioni pas disa ditësh Rinor Maxhuni është paraqitur në Policinë e Kosovës me “vetiniciativë” e ka pranuar se arma e gjendur në veturën që vozitej nga kushëriri i tij, Shpëtimi, ishte e tij, se e ka harruar aty. Përsipër e ka marrë edhe pronësinë e xhaketës. Siç ka raportuar gazeta, arma pa leje është gjetur në xhepin e xhaketës së Shpëtimit.

Për shefin aktual të  Policisë, Rashit Qalaj, që është pasardhësi i Shpend Maxhunit në karrigen e të parit të forcës kosovare të policisë, nuk ka fare rëndësi se kush është deklaruar pronar i asaj arme. Sipas tij, është obligim të ndiqet personi që i zihet arma pa leje, pa marrë parasysh pronësinë, e që në këtë rast i bie të ndiqet Shpëtim Maxhuni.

Juristët, rëndom thonë që nuk bënë që të krahasohen dy rate të ndryshme, por në profesionin tonë në fakt kjo edhe është esenca: ta shohim fenomenin duke i krahasuar rastet e njerëzve të pushtetshëm e të fuqishëm.

Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së do të tentojë ta vë nën përgjegjësi drejtorin e këtij institucioni, por gjasat që të dal diçka nga ky rast janë të vogla. Do të konfirmohet edhe një herë që fëmijët e të pushtetshmëve janë kryesisht të paprekshëm. Edhe kur rrasen në krime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu