“Shën Naumi” i Sali Berishës

0
925

Një ish-diplomat i thirrur para disa ditësh në “ABCnews”  i çuditi të gjithë, me argumente që i solli me zemër në dorë, lidhur më Paktin Detar të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Ai i zbutur, plot ndjenjë, përkujdesje e maturie, ia tha publikut , “ se nuk bëhej mirë që ai pakt të quhej e të krahasohej me “Shën Naumin” dhe etiketime të tjera”  Pra ai dha një shenjë dore si fshesë,  që të fshiheshin e të mos dukeshin të tilla mendime, sepse “  ajo që ka ndodhur s’ka të krahasuar me historitë tragjikë të së shkuarës.”

Ish-diplomati është një nga këta, që duke e quajtur “nul’ Marrëveshjen e parë, e shuan me një fjalë gojë të gjithë atë çka ndodhur.

Ajo që u krye si vepër, nuk ishte diçka spontane, nuk ishte një krijim apo vepër e huaj, por ish një krijim dhe vepër diplomatike e qeverisë me një mirëkuptim që u shpërfaq edhe përpara opinionit shqiptar;  edhe po kështu në vijim, u mbrojt me të gjithë mjetet e me të gjithë format, deri në fund të frymës, por ama,  frymë nuk i dha dot veprimit të Gjykatës Kushteuese. Aty Kryeministri i Republikës së Kapur e kuptoi se i kish mbetur edhe një segment pa u kapur që ishte ajo vet që u trand dhe erdhi në qendër mbasi pa se ishte cenuar dhe shpërfillur interesi kombëtar.

Sali Berisha e ruajti strehën dhe kasollen e krimit të madh antikombëtar, i  futi ndër sqetull negociatorët  e Paktit dhe iu dha forcë e energji që të mos e ulnin kokën.

Nuk mund të ndodhë askund,  kështu, e ky mund të jetë një rast unik në të gjithë botën. Përpara opinionit shqiptar nuk u bë asnjë transparencë, nuk u dha asnjë argument, veçse si zakonisht edhe kësaj radhe filloi fshehja e dhëmbëve të çakallit, për të krijuar dhëmbë të rinj, me çakej të rinj, e për të çuar në start sërish Marrëveshje që të mos i rrëfehet asgjë kombit shqiptar.

Asnjë zë institucioni nuk u ndje, asnjë studim apo diskutim nuk u projektua dhe realizua, për një temë e cila ka shkaktuar një debat aq të madh. Mbyllja e gojës dhe e veshëve është tipike, në një Republikë e kapur ashtu siç është bërë edhe me

“Vitin e Mbrapshtë- 97”  “Gërdecin” dhe “21 janarin”

Nuk mund të fshihet ajo që ndodhi me “nul” -in që e thonë disa analistë të Qeverisë, nuk mund të heshtë historia që të thotë të vërtetat që dolën sheshit në një nga rastet më të ndjeshëm të dorëzimit të Territorit tek një shtet tjetër, i cili sot e kësaj dite nuk ka hequr as Ligjin e Luftës dhe ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve përdor mbylljen izolimin dhe fshirjen e çështje çame.

Sa shumë është shkruar e thënë në mediumet shqiptare, sa “ahe” dhe “ohe’ kanë gjëmuar nga bashkësia patriotike në shtetin amë dhe në Diasporë,  kurse nga pala e Qeverisë në një pozicionim të turpshëm, nuk quhet ndonjë gjë e madhe, ,mbasi siç mund të kuptohet, “qeveria nuk e ka bërë me qëllim” “ po sipas tyre “ e kanë fajin nacionalistët dhe ekstremistët”  kësilloj ia thonë gojës dhe veshit të tyre në po të njëtën gjuhë që e artikulon edhe pala e Greqisë fqinjë, që në një farë mënyrë i ka ata partnerë të heshtur duke  mos  lëshuar asnjë  gjysmë fjalë, ndaj vijnë rrotull vetvetes, për të dalë nga çarku, por prej tij nuk mund të dilet dot.

Është kaq e çuditshme, por një realiet i hidhur, i përsëritur që votuesit shqiptarë asqë kanë dalë nga transheja e veprës antikombëtare,  por e kanë votuar nja tre herë Mazhorancën e sotme, duke mos shikuar cenimin e interesave kombëtare por me gravitet tek interesat e klaneve të interesave të Oligarkisë së re që Sali Berisha dhe Ilir Meta tashmë kanë realizuar, si një skafandër tragjik të Shqipërisë së sotme.

Diskutimet kanë vijuar, dhe s’kanë munguar ndonëse me vonesë edhe zëra të intelektualëve dhe studiueseve të shquar të së Drejtës Ndërkombëtare si Prof. Dr. Ksenofon  Krisafi   të cilët me kuraje së fundi e thonë me plot gojën ndryshe se  “ duhen  risjellë në kujtesë dy raste fatkeqe, që lidhen me Esat Pashë Toptanin, i cili në vitin 1913 u dorëzoi malazezëve Shkodrën, por fatmirësisht pa sukses; dhe me Zogun, që në vitin 1924-1925 u dha jugosllavëve Shën Naumin dhe një pjesë të Vermoshit.”

Pra krahasimi duhet të bëhet, dhe sado Sali Berisha të fshihet në daljet, fjalimet, sharjet dhe paranojën e tij të njohur, historia do të thotë fjalën e saj. Historia nuk do të harrojë atë ditë kur pas nënshkrimit të paktit u bë konferenca e parë për shtyp,” kur një orë para konferencës  iu njoftua përfaqësueseve të medias se” nuk duhet të bëjnë asnjë pyetje’” dhe se “ asnjë herë tjetër në zyrën e konferencave për shtyp,  aty ku më parë zhvilloheshin mbledhjet e qeverisë , ishin hequr gjysma e karrigeve, ku rrinin përfaqësues të medias…’

Ishte alarmi parë i “ çarkut që kish rënë”  ndërkaq zbulesa e një harte të huaj me toponime  të shkruar ne gjuhen e shtetit fqinje dilte vija ndarëse që kish gllabëruar detin e shqiptarëve.

Më tej tradhtia kërkoi të fshihte këmbët e gjarprit dhe ia doli mbanë. Ajo mbajti mbi shpinë barrën e rëndë të krimit duke u mbrojtur nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë krimi ishte bërë. S’ka rëndësi nëse u rrëzua nga Gjykata vepra e kryer. Kush e organizoi, kush qëndron në llagëmet e krimit dhe si u hartua ajo, kush qenë të dërguarit e parë, kush qenë hartuesit, kush qenë në fund të fundit dhe pazaret që u bënë mbi Shqipërinë?

Sa pyetje që bëhen! Po përgjigje nuk po merret asgjëkund.

Sali Bertisha në çdo vepër antikombëtare ka kurajon që të dalë e të gjejë argumente e tij diabolike që nuk sosen. Ai noton në Dhërmi kur drama është në kulmin e saj, ai flet në një sfond rruge prej 3 km kur në shpinë digjet Dajti, ai nuk soset të bëjë apologjinë e radhës duke kujtuar se do t’ia dalë sërish nëpër mjegullat e tij antikombëtare,

Aleanca Kuq e Zi do hetojë dhe përgatisë dosjen për krimin e kryer, me  referenca ligjore do t’i tregohen shqiptarëve  se këto  dosjet do  t’I dërgohen në Prokurori nga juristët e saj.

Marrëveshja e delimitimit të zonave detare është dokument historik  ku i është dorëzuar  Greqisë hapësira detare në Kanaline Korfuzit përballë Ksamilit në kepin e Mërtesës, hapësirë detare që përbën cënim të Mëvetësisë Territorial të shtetit shqiptar, që ka të bëjë me pikën nistore të shkëmbit Barketa, ashtu sikundër është vijuar edhe për Gjirin e Ftelias si dhe për Otranton ku janë Hapësirat detare të Zonës Ekonomike Ekskluzive.

Titulli i autorit është: Pakti detar i rrëzuar dhe Shën Naumi që nuk duhet harruar

 

Nga Myslim Pashaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu