Shenasi Rama: A janë dëshmitarët e fshehur tradhtar apo heronj ?

0
585

shenasi rama

Profesor Shenasi Rama flet për dëshmitarët, të fshehur, që po dëshmojnë për krime lufte: a janë ata heronj apo tradhtarë?

Çka janë dëshmitarët, të fshehur, që po dëshmojnë për krime lufte: heronj apo tradhtarë?

Hero apo tradhtar është ai që punon për bashkësinë e vet apo kundër saj. Dëshmitari gjyqësor është I detyruar me ligj që me thanë të vërtetën kur thirret para trupit gjykues. Mirëpo varet se kujt I shërben ajo e vërtetë në atë moment por kjo nuk e bën as hero, se me kenë hero e kishte parandalu të keqen, as tradhëtar, sepse nuk mundet me pasë  parime dhe mos me veprue në bazë të tyre.. Me dalë dikush ne gjyq dëshmitar në kohën dhe në vendin e gabuar sigurisht që nuk është gjë e mirë. Ata që dëshmojnë për cka ka ndodhë gjatë Luftës nuk ka pse me kenë të fshehur. Me u fshehë fshihet dikush që ka dicka me fshehë. Si ti njohim, do të gjykojmë a janë heronj a tradhëtarë apo thjesht vegla të momentit.

A është patriotizëm me dëshmue apo me heshtë të vërtetën për hirë të “qëllimeve më të larta”?

Para së gjithash, e vërteta është relative. Shpesh, e vërteta përcaktohet në mënyrë arbitrare nga ai që kontrollon shtetin. Si ka thënë Hobbes, e vërteta dhe e mira, e drejta dhe e duhura janë ato që I shërbejnë një grupi të caktuar. “Mos vrit” është një urdhnesë fetare për të gjithë; me vra dikë që po bën keq është shërbim publik. Ne kemi një mesele Drenicet… “Ishte njeni që kishte ba të 99’tat dhe ishte pendue. Njeherë sheh dikë që vjen me tërbim dhe e pyet, ku e ka pusin katundi? Ky po mendohet dhe ai ia vesh një shpullë. Ky nxjerr Alltinë dhe e vret. Pendohet mirëpo ishte vonë. Kur shkon me dhanë llogari I thonë “ cka ke ba?” ky thotë kam ba 100 vrasje.” Mirë I thonë, e dimë, por ajo e fundit I ka la të tana sepse ai që ke vra ishte nisë me helmue ujin e me ju mbytë të gjithëve.” Tashti cila është e vërteta pa motivin?

Mandej, e vërteta nuk është as nanë e babe e as Atdhe e Komb. Atdhe e komb janë njerëzit dhe gjithkund e në cdo kohë, kombet e njerezit herë kanë interes me e ditë të vërtetën e herë jo. Për shembull Athinasit e vjetër e dënuar Sokratin, foilozofin e tyre më të madh, dhe nje ish strateg me vdekje sepse donte me thanë të vërtetën. Dhe Athinasit kishin nxjerrë një ligj që askush nuk lejohej me folë për periudhëne errët të tiranisë që ata sa e kishin kapërcyer. Po të pranohej e vërteta e Sokratit, dhe të thuheshin të gjitha cka kishin ndodhë, atëherë në Athinë duhej të plaste vllavrasja. Qëllimi më I lartë I cdo shtet-kombi dhe I politikanëve të tij është të ruajnë kombin e tyre. Në përplasjen politike, e vërteta është relative dhe I shërben dikujt e një grupi të caktuar. Politika e gjykimi nuk bahet me nxjerrë të vërtetën, por me ruejtë sa më shumë që të jetë e mundur bashkësinë, e nganjeherë ka të vërteta që nuk I interesojnë kujt, dhe që nuk duhet me I ditë. Ky dëshmitari apo të tjerët që flasin kanë qëllimet e tyre. Ajo që duhet me pyetë është se sa iu intereson në këtë pikë shqiptarëve me dënue njerëzit që kanë dhënë gjithcka dhe me I dhanë një thes me pare dikujt për dicka që ka dhënë dy dëshmi krejt të ndryshme për atë punë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu