Shëndeti mendor në periudhën e pandemisë

0
117

Shkruan: Latif Hoxha Phd.c, Specialist i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë

Shëndeti mendor në periudhën e pandemisë

Ndryshimet janë të pashmangshme në jetë dhe përshtatja nuk është e njëjtë dhe e lehtë për të gjithë. Ndryshimet aktuale drastike, të mëdha dhe të shpejta – sfidë për të gjithë! Ndonëse ka pasur një investim në parandalimin dhe trajtimin e të prekurve me Covid 19 dhe pasojave nga ai, pak apo fare ka pasur investim në rehabilitim psikologjik që është më së i nevojshëm madje edhe për ta përballuar covid nëse eventualisht prekemi (rritja e imunitetit).
COVID-19 është akoma një virus me plotë të panjohura dhe që ka nxitur edhe histori të shumëta konspirative që domosdoshmërisht ngjallin frikë dhe panik. Duke pasur parasysh që gjithçka që nuk kuptohet mjaftueshëm krijon frikë dhe pasiguri, duke nxitur edhe reagime të vullnetshme e të pavullnetshme që jo gjithmonë shkojnë në dobi të vet individit. Emergjencat qofshin aty natyrore apo shëndetësore si në rastin e pandemisë aktuale aktivizojnë intenzivisht sistemin psikologjik mbrojtjes dhe kjo mund të shpie në një disbalancë psikologjik që rezulton në ankth, pasiguri, konfuzion e gjitha kjo në përpjekje të mbijetesës. Aktivizimi i këtyre mekanizmave mbrojtës ku jo të gjithë janë funksional, pengojnë ndjeshëm ndërtimin e reziliencës së nevojshme për përballimin e situatës.
Pra, frika dhe ankthi për një sëmundje të re dhe atë që mund të ndodhë mund të jetë dërrmuese dhe të shkaktojë emocione të forta tek të rriturit dhe fëmijët.

Keqinformimi për pandeminë

Informacioni i pabazuar dhe konfuz që mundësohet përmes rrjeteve sociale ka bërë që ankthi të jetë disproporcional me situatën reale. Njerëzi janë të etur për sa më shumë informacion dhe priren të besojnë më shumë një të pavërtetë pozitive se sa një të vërtetë negative por kjo jo domosdoshmërisht është e dobishme për shëndetin e tyre mendor. Në situata kur njerëzit ndjejnë se gjërat janë jashtë kontrollit priren për të besuar edhe gjysmë të vërteta apo edhe teoritë konspirative. Natyrisht, një profesionist i vërtetë nuk ndihmon të tjerët duke ua ndryshuar të vërtetën, por duke ua thënë atë në mënyrën e duhur!
Ankthi gjithashtu mund të shkaktojë reagim të kundërt: mohimi ose refuzimi për të besuar se situata është serioze. Mohimi është i padobishëm. Kur njerëzit mohojnë ashpërsinë e një situate për të shmangur ankthin, ata mund të mos bëjnë asgjë ose ata mund të injorojnë rekomandimet e shëndetit publik ose rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. Mënyra më e mirë është diku në mes. Koronavirusi dhe infektimi me COVID-19 janë serioze dhe ne duhet të shqetësohemi për situatën, por ato nuk duhet të jenë ekzagjerime katastrofike. Ju mund ta përdorni atë shqetësim për të ndërmarrë veprime pozitive dhe mbrojtëse – gjëra të tilla si praktikimi i higjenës së mirë, qëndrimi në shtëpi kur ndjeheni të sëmurë dhe të keni një plan në rast se duhet të izoloheni.

Si e ndikon shëndetin mendor Covid?

Mund të ndikojë në rutinat e gjumit dhe të ngrënjes, vështirësi në koncentrim, përkeqëson sëmundjet aktuale kronike, gjithashtu mund të nxisë konsumimin më të madh të duhanit, alkoholit apo edhe substancave tjera si përpjekje, natyrisht jo e shëndetshme, për të tejkaluar gjendjen. Truri ynë aktivizon kapacitetet mbrojtëse që janë automatike dhe jo shumë të vullnetshme e që shumicën e rasteve janë në disproporcion me situatën dhe rrethanat dhe bën që të jemi super vigjilent, radar dhe detektor të gjërave negative, duke shpërfillur resurset pozitive që individi ka.
Reagimi është automatik, i shpejtë, i vazhdueshëm dhe rrjedhimisht cfilitës (lodhje e vazhdueshme). Por këtu duhet pasur parasysh vulnerabilitetin, rrethanat (suporti social, ekonomia, njerëzit në moshë, sëmundjet kronike etj). Pra, si reagoni ndaj stresit gjatë pandemisë COVID-19, mund të varet nga sfondi juaj, mbështetja juaj sociale nga familja ose miqtë, situata juaj financiare, shëndeti dhe prejardhja juaj emocionale, komuniteti ku jetoni dhe shumë faktorë të tjerë. I tillë është realiteti i ankthit të të jetuarit në epokën e koronavirusit për shumë njerëz në mbarë botën. Ndërsa disa prej nesh mund të përballen mirë tani, aftësia jonë emocionale mund të fillojë të dobësohet ndërsa kërcënimi i Covid-19 stërzgjatet në kohë. Në rast emergjencash truri ynë kthehet në autopilot, dhe ne duhet ngadalë të marrim kontrollin përsëri nëse këtë nuk e arrijmë vetëm atëherë përmes ndihmës profesionale.

Kufizimi i lirisë, karantinim dhe masat tjera mbrojtëse!

Në aspektin e shëndetit mendor publik, ndikimi kryesor psikologjik deri më tani është niveli i ngritur i stresit ose ankthit. Por ndërsa futen masa dhe ndikime të reja – veçanërisht karantina dhe kufizimet tjera dhe efektet e tyre në aktivitetet e zakonshme të shumë njerëzve, rutinat ose mënyrat e jetesës – nivelet e vetmisë, depresionit, përdorimit alkoolit dhe të drogave të dëmshme, dhe vetë-dëmtimi ose sjellja vetëvrasëse pritet gjithashtu të rriten. Kufizimi i lëvizjes, izolimi nga miqtë dhe të dashurit, humbja e vendit të punës, të ardhurave, jostabilitetit ekonomik. Hidhërim dhe humbje në kaq shumë nivele – që nga ceremonitë që mungojnë, si ditëlindjet dhe diplomimet, deri tek sëmundjet e rënda dhe vdekja rezultojnë në një disbalancë të ndjeshëm psikologjik.
Mbyllja nuk i pëlqen shumicës së njerëzve, por personave që aktualisht kanë një çrreg. psikologjik u ndikon ndjeshëm. I japin ndjesinë e humbjes së kontrollit, shtërngimit jo vetëm fizik por edhe psiqik dhe emocional e që mund të nxis reagime të papërshtatshme. Nxit mendime negative për të ardhmën e panjohur dhe pritshmëritë ndërtohen gjithmonë me terma negativ. Pra, veprimet dhe masat mbrojtëse, siç është distanca sociale, mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen të izoluar dhe të vetmuar dhe mund të rrisin stresin dhe ankthin. Sidoqoftë, këto veprime janë të nevojshme për të zvogëluar përhapjen e COVID-

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu