Shërbimi Infromativ shqiptar ka qenë në dijeni për sulmet në Kumanovë

0
900

grupi

Gazeta “Veçer” e Maqedonisë ka shkruar se Shërbimi Informativ Shtetëror shqiptar ka qenë në dijeni për përleshjet e fundit në Kumanovë.

Gazeta ka shkruar se grupi shqiptar ishte nën hetimin e katër shërbimeve intelegjente, në mes të cilëve që hetonte ishte edhe SHISH.

Por, sipas informatave, SHISH edhe pse zbuloi qëllimet e këtij grupi, informatat i dha vetëm shërbimeve kosovare, dhe jo maqedonase, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës, shërbimet kosovare dhe shqiptare, jo vetëm që ishin në dijeni me planet e grupit, por edhe kishin kontakte me organizuesit e sulmeve të këtij grupi.

Ndërkaq, në muajin Janar, shërbimet e Inteligjences se Kosovës nisën një hetim dhe gjithashtu aplikuan mjete të veçanta të zbulimit dhe hetimit.

Gazeta shkruan se grupi e dinte që ishte nën përgjimin e shërbimeve shqiptare dhe kosovare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu