Shërbimi sekret i kosovës (AKI) ka dhënë videoxhirimin për të defokusuar vrasjen e planifikuar të Astritit?

0
518

astrit-dehari

Prishtinë, 11 dhjetor – Kosova po tronditet pas skenarit të shërbimit sekret kosovarë për të fshehur vrasjen makabre të Astrit Deharit. Publikimi i videoxhirimit të fundit nga burgu i Prizërenit dëshmon qartë që shërbimi sekret kosovarë tenton me çdo kusht që të defokusojë opinionin dhe të shfajësoj veten.

Në periudhën kur bëhen tani të gjitha përpjekjet për të ndriçuar të vërtetën nga ana e institucioneve kompetente, si duket shërbimet sekrete kosovare kanë vendosur që të marrin videoxhirimin dhe tu japin mediave kosovare me të vetmin qëllim për të qetësuar opinionin publik i cili është i revoltuar nga vrasja makabre e Astritit të ri.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurori, ndërsa ka thënë se personat përgjegjës që i ka dhënë medieve pamjet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren deri sa ende nuk janë dhënë ende rezultatet zyrtare në hetimin e rastit mbajnë përgjegjësi penale.

Kallëzimi penal ka të bëjë me publikimin e pamjeve nga burgu i Prizrenit ku ka vdekur aktivisti i VV, Astrit Dehari, raporton Telegrafi.

Gashi ka bërë të ditur se padi është ngritur kundër personave përgjegjës të Drejtorisë Regjionale të Policisë së Kosovës në Prizren, kundër personave përgjegjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme-Agjencioni i Kosovës për Forenzikë, si dhe kundër të gjithë personave përgjegjës që identifikohen gjatë hetimeve nga prokurori përgjegjës.
Gashi theksoi se ky kallëzim penal nuk ka të bëjë fare me mediat.
Avokati i familjes Dehari ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi që në këtë rast të mos autorizoj prokuror nga Prokuroria themelore në Prizren dhe as oficer e hetues nga Drejtoria regjionale e Policisë së Kosovës në Prizren.
“Ne nuk i akuzojmë mediat që i kanë publikuar por personat që i kanë dhënë këto pamje mediave”, tha ai.
Sipas tij, në media janë publikuar pamje konfidenciale të cilat nuk duhet t’i ketë askush pos hetuesve
Gashi ka thënë se ka biseduar me prokurorinë Sylë Hoxha, që sipas tij, ka deklaruar se janë befasuar si kanë mundur të dalin këto pamje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu