“Shes viçin urgjent, se po dal jashtë vendit”

0
642

Refugjatet

Shesin prona online, për të ikur nga Kosova

Në webfaqet e shumta për shpallje, kohëve të fundit vërehen shumë oferta për gjësende në shitje, me arsyetimin “se do të dal jashtë vendit”.
Me një kërkim të thjeshtë në Google, mund të gjenden jo pak shpallje të tilla, transmeton koha.net.
“Është i bukur, veç më duhen paratë për të dalë jashtë vendit, se nuk do e shitja”, shkruhet në një shpallje të shitjes së një Golf 2 1.9.
“Shes viçin urgjent, se po dal jashtë vendit”, tregon një tjetër në një shpallje të postuar online.
Mes tjerash, në webfaqe të tilla me arsyetimin se po ikin jashtë ka në shitje edhe shtëpi, orendi, pajisje e madje edhe biznese të gatshme për punë.
Shitjen e pronave e të pasurive të tjera, për të marrë rrugën që s’premton fat më të mirë se që e ka në Kosovë, e kanë pohuar publikisht edhe viktimat e këtij mashtrimi trafikantësh, madje jo më larg se para tri netësh përmes KTV-së dhe nga Austria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu