Shfaqet për herë të parë pas plagosjes, presidenti i Jemenit

0
652

Presidenti jemenas Ali Abdullah Saleh është shfaqur për herë të parë në televizion pas sulmit mbi reszidencën e tij ku ai mbeti i plagosur. Nga sulmi i rebelëve me armë antitank, Saleh pësoi një plagosje të lehtë dhe u zhvendos jashtë vendit për kurim. Në pamjet e treguara, Abdullah Saleh nuk i lëviz duart pasi të dyja i ka të fashuara.

Saleh u godit më 6 qershor të këtij viti dhe që prej asaj dite u tha se ai udhëtoi drejt Arabisë Saudite për mjekim.

Rebelët vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij por ai refuzon të lërë postin që mban. Rebelimi në Jemen është konsideruar si pjesë e kryengritjeve dhe revolucioneve në botën arabe. /a.r/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu