SHIK-u po nxit trazira

0
601

SHIK

Strukturat e Shërbimit Sekret të PDK-së në aksion

Rivaliteti brenda koalicionit përgatit terrenin për rrëzimin e kryeministrit Mustafa

”Skenarët e fundit ishin kryekëput të SHIK-ut, duke krijuar situata shumë të tensionuara, duke arrestuar një deputet pa fletarrest, duke nxitur kështu trazira dhe duke e liruar pastaj atë. E gjithë kjo shërbeu për nxitje dhe inkurajim të ‘Vetëvendosjes’ për të vazhduar trazirat… Këto lojëra të rrezikshme të SHIK-ut nuk i sheh vetëm ai që është i verbër politikisht. U pa qartë se Policinë e Kosovës dhe prokurorë të caktuar i kontrollon SHIK-u dhe bën me ta çfarë të dojë”, tha deputeti Adem Salihaj

Mënyra se si është menaxhuar kriza parlamentare nga kryekuvendari Kadri Veseli dhe ndërhyrja e policisë për të arrestuar deputetin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti, me pretekstin për t’u dërguar në intervistim nga Prokuroria në mënyrë shumë të parregullt, gjatë orëve të natës dhe pa e dëshmuar autorizimin e Prokurorisë së shtetit, nga deputetë të LDK-së dhe analistë politikë interpretohet si skenar i qëllimshëm i  përdorimit të  elementeve kriminale të SHIK-ut të PDK-së. Sipas analistëve, këto elemente janë kudo në institucione, në polici, gjykata, prokurori e media, dhe përmes këtyre verimeve synojnë të nxisin trazira, me qëllimin final   rrëzimin e Qeverisë aktuale dhe të sjelljes në krye të ekzekutivit të ri të ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, në vend të Isa Mustafës.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, i ka thënë gazetës se këtë skenar e ka hetuar kaherë dhe dyshon se është edhe qëllimi final i krejt këtyre zhvillimeve që po e trazojnë vendin.“Unë e kam theksuar që nga fillimi se Kadri Veseli jo vetëm që po e toleron ‘Vetëvendosjen’ për veprimet në Kuvend, por ai me mjeshtri po i nxit ata që të krijojnë anarki dhe krizë politike. Në seancën e fundit ai luajti rolin e soditësit të kënaqur në gjithë atë tollovi në Kuvend, duke bërë sehir skenarin e tij për një konfrontim fizik të deputetëve të opozitës me ata të pozitës”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu